Accessibility links

Breaking News

Përkeqësohet edhe më tej situata në Siri


(FILE) Rukban Camp in eastern Syria
(FILE) Rukban Camp in eastern Syria

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje regjimit të Asadit që të respektojë kërkesat e OKB-së për të hapur qasjen tregtare në zonën Rukban dhe të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.   

Siria është në krizë të rëndë dhe asnjë nga problemet e saj të shumta nuk mund të trajtohen në mënyrë të qëndrueshme pa një zgjidhje politike, sipas OKB-së. Përveç një ekonomie të dështuar dhe një situate sigurie vazhdimisht të tensionuar dhe të dhunshme, “kushtet humanitare kanë rënë ndjeshëm, të ndikuara edhe nga kriza e thellë ekonomike”.

Populli sirian ka nevojë për ndihma dhe qasje të lirë të dërgesave përmes rrugëkalime kufitare dhe mënyrave të tjera.

Megjithatë, shumë shpesh, ndihmat nuk mund të dërgohen sepse palët në të gjithë Sirinë po e mohojnë kalimin në autokolonave me ndihma. Situata është e rëndë, veçanërisht në kampin Rukban për të zhvendosurit brenda Sirisë lindore.

"Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj ofrimit të ndihmës humanitare të OKB-së përmes të gjitha mënyrave, përfshirë rrugët ndërkufitare”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

“Regjimi i Asadit nuk e bën këtë. Kjo shihet më së miri në Sirinë juglindore, ku veprimet e regjimit – të mbështetura plotësisht dhe me paturpësi nga Rusia – kanë shkaktuar një krizë humanitare.”

“Për katër vjet, regjimi i ka mohuar OKB-së qasjen tek e mijëra civilë në kampin Rukban, duke i lënë ata në prag të katastrofës. Sot bëhen dy muaj që kur regjimi bllokoi qasjen komerciale. Kjo fatkeqësi duket më pranë se kurrë më parë”, tha ajo.

“Aktualisht, ushqimet dhe furnizimet mjekësore janë të pakta – çka rrezikon shpërthimin e sëmundjeve, kequshqyerjen, pasigurinë ushqimore për mijëra civilë”.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje regjimit të Asadit që të bashkëpunojë me kërkesat e OKB-së për të hapur qasjen komerciale në Rukban dhe për të ofruar ndihma humanitare për popullsinë civile”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield. “Nuk ka asnjë justifikim për pengesat dhe mizoritë që po bëhet. Asnjë”.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë dhe regjimit të Asadit që të ndalojnë pengesat dhe justifikimet”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield. “Për vite me radhë, ne e dimë se mungesa e përparimeve drejt një zgjidhjeje në Siri do të përkeqësonte rreziqet e konfliktit në rajonin e gjerë. Tani, ky rrezik është bërë realitet”.

“Irani, partnerët dhe veglat e tij po e përdorin gjithnjë e më shumë territorin sirian për të kërcënuar Izraelin dhe për të trafikuar armë të rrezikshme”, tha ajo.

“Pavarësisht nga pikat e bisedimeve që regjimi i Asadit vendos në këtë dhomë, vetë sirianët e dinë se përfaqësuesit dhe partnerët militantë të Iranit kërkojnë vetëm të çojnë përpara axhendën e tyre destabilizuese – dhe jo të ndihmojnë popullin sirian.”

“Pavarësisht pohimeve të regjimit të Asadit, sirianët e dinë se militantët e mbështetur nga Irani përpiqen të çojnë përpara axhendën e tyre destabilizuese – dhe jo të ndihmojnë popullin sirian.”

“Në këtë moment të rrezikshëm, është e rëndësishme që ne të punojmë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përshkallëzimin në Siri dhe vendet fqinje”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për këtë qëllim me partnerët e saj diplomatikë”.

XS
SM
MD
LG