Accessibility links

Breaking News

Anëtarësimi i Suedisë në NATO


Officials hoist the Swedish national flag on a pole during a flag raising ceremony for Sweden's accession to NATO at the North Atlantic Alliance headquarters in Brussels, on March 11, 2024.
Officials hoist the Swedish national flag on a pole during a flag raising ceremony for Sweden's accession to NATO at the North Atlantic Alliance headquarters in Brussels, on March 11, 2024.

Më 7 mars, Suedia braktisi politikën e saj 200-vjeçare të neutralitetit dhe zyrtarisht u anëtarësua në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke u bërë anëtari i saj i tridhjetë e dytë.

“Suedezët e kuptuan se nëse Putini do të ishte i gatshëm të fshinte një fqinj nga harta, atëherë ai mund të mos ndalej me kaq”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Zoti Blinken tha se “nëse ai (Putini) do të lejohej të vazhdonte pa u ndëshkuar, jo vetëm që agresioni i tij do të kishte potencialin të vazhdonte, por agresorët e mundshëm kudo do të merrnin mesazhin se edhe ata mund ta bënin të njëjtën gjë.”

“Populli suedez u ngrit jo vetëm për të mbështetur vendin e tij, por edhe për të ndarë përgjegjësinë me të gjithë ne të tjerët”, tha Sekretari Blinken.

“Gjithçka që Putini kishte për qëllim të parandalonte, me veprimet e tij dhe agresionin e tij ai bëri të kundërtën dhe nuk ka shembull më të qartë për këtë se anëtarësimi i Suedisë në NATO.”

Sekretari Blinken përmendi punën e palodhur diplomatike gati dy vjeçare për të siguruar ratifikimin nga vendet e NATO-s të anëtarësimit të Suedisë në aleancën perëndimore.

"Suedia ka qenë prej kohësh një partner aktiv me aleatët e NATO-s. Arsyeja për këtë është përputhja e vlerave tona. Suedia mishëron dhe nxit vlerat thelbësore të NATO-s: demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. Aleanca jonë e NATO-s, aleanca jonë e Mbrojtjes, tani është më e fortë dhe më e madhe se më parë”, tha Sekretari Blinken.

XS
SM
MD
LG