Accessibility links

Breaking News

Loja e rrezikshme dhe hipokrite e Rusisë


(FILE) Russian President Vladimir Putin, right, and North Korea's leader Kim Jong Un smile during their meeting at the Pyongyang Sunan International Airport outside Pyongyang, North Korea, on June 19, 2024.
(FILE) Russian President Vladimir Putin, right, and North Korea's leader Kim Jong Un smile during their meeting at the Pyongyang Sunan International Airport outside Pyongyang, North Korea, on June 19, 2024.

“Veprimet e Rusisë që lidhen me Korenë e Veriut janë të rrezikshme dhe në kundërshtim me përgjegjësinë e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", tha ambasadori Wood.

Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Rusia është përpjekur vazhdimisht të fajësojë për luftën atje aleatët e Ukrainës. Pse? Sepse NATO dhe vendet e tjera e pajisën ushtrinë e Ukrainës me armë.

“Pas 980 ditësh të sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, që u bë në shkelje të Kartës së OKB-së, me gjithë viktimat dhe shkatërrimin që ka shkaktuar, Rusia sot po përpiqet në mënyrë të rreme të fajësojë të tjerët për luftën e saj dhe për kokëfortësinë e Putinit”, tha Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Çështjet Politike në OKB, Robert Wood.

“Dezinformimi i Rusisë nuk e mashtron askënd. Nuk kemi të bëjmë me çështjen e mbështetjës ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Rusia është agresori; Ukraina është viktima. Për Rusinë, lufta do të thotë pushtim, për Ukrainën, mbijetesë”, tha ai.

“Çështje kryesore është agresioni i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë dhe vendet që po e ndihmojnë Moskën.”

Ironia është se ndonëse Rusia ankohet për ndihmën e huaj ushtarake për Ukrainën, ajo vetë po bën marrëveshje dhe po merr ndihmë nga aleatët e saj, veçanërisht nga Koreja e Veriut.

Në fund të tetorit, "parlamenti rus ratifikoi marrëveshjen për mbrojtje të ndërsjellë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, ndërsa Koreja e Veriut e ka furnizuar në mënyrë të paligjshme Moskën me raketa balistike, predha dhe municione për të mbështetur agresionin rus në Ukrainë", tha ambasadori Wood. Ai më pas tha se 8,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen aktualisht në rajonin rus të Kurskut.

“Veprimet e Rusisë që lidhen me Korenë e Veriut janë të rrezikshme dhe në kundërshtim me përgjegjësinë e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Korenë e Veriut shkel rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat ndalojnë blerjen e armëve nga Koreja e Veriut dhe ofrimin e trajnimit ushtarak.”

“Ndërkohë, Kina vazhdon të minimizojë mbështetjen e saj në shkallë të gjerë për industrinë ruse të mbrojtjes”, tha ambasadori Wood.

“Kompanitë me seli në Kinë madje kanë bashkëpunuar me firmat ruse të mbrojtjes në fushën e prodhimit të dronëve sulmues me rreze të gjatë veprimi. Kina nuk mund të pretendojë se është një zë për paqen në një kohë kur i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën më të madhe në Evropë në dekada”.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe ajo mund t'i japë fund konfliktit që nesër”, tha ambasadori Wood. “Derisa ta bëjë këtë, Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe komuniteti ndërkombëtar mund dhe duhet të sigurojë që kufijtë e Ukrainës të mos ndryshohen me forcë”.

XS
SM
MD
LG