Çështjet e diskutuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë

FILE PHOTO: U.S.-Russia summit in Geneva

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Gjatë takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti Joe Biden tha se u diskutuan shumë tema, me synimin për zhvillimin e një marrëdhënie "të qëndrueshme dhe të parashikueshme" midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Stabiliteti strategjik, përfshirë kontrollin e armëve, ishte njëra prej temave. Në një konferencë për shtyp, Presidenti Biden mirëpriti vendimin e Rusisë për t'u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në nisjen e një Dialogu Strategjik të Stabilitetit. Përmes këtij Dialogu, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kërkojnë të krijojnë bazat për kontrollin e armëve në të ardhmen dhe marrjen e masave për zvogëlimin e rrezikut.

Një temë tjetër e diskutuar gjerësisht ishte siguria kibernetike, pas sulmit që ndodhi në sistemet e kompanisë SolarWinds nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse që kompromentoi qindra kompjutera në të gjithë botën, si dhe një seri sulmesh kibernetike me origjinë në Rusi. Presidenti Biden tha, "Ne ranë dakord të caktojmë ekspertë në të dy vendet tona që të punojnë për të përcaktuar specifikisht ato veprime që janë jashtë kufijve [për ndërhyrjet kibernetike] dhe për të ndjekur raste specifike që vijnë nga… secili prej vendeve tona".

U diskutua gjithashtu nevoja për të siguruar vazhdimin e ndihmës humanitare nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për miliona sirianë të vuajtur, si dhe kontributet e mundshme të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë që terrorizmi të mos hedh rrënjë në Afganistan. Një fokus tjetër ishte sigurimi që regjimi iranian të mos marrë kurrë armë bërthamore.

Presidenti Biden ngriti çështje sfiduese në bisedimet me Presidentin Putin, duke përfshirë shprehjen e "angazhimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës".

Ai gjithashtu i tha Presidentit Putin se "të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në tryezë ... Ka të bëjë me vlera tona", tha Z. Biden.

Presidenti Biden ngriti çështjen e udhëheqësit të burgosur të opozitës Aleksey Navalny dhe u tha gazetarëve se ai ia kishte bërë të qartë Presidentit Putin se nëse Navalny do të vdiste në burg "pasoja do të ishte shkatërruese për Rusinë." Ai gjithashtu ngriti kërcënimet e Kremlinit ndaj rrjetit amerikan të transmetimit Radio Evropa e Lirë / Radio Liria dhe i theksoi Presidentit Putin "rëndësinë e një shtypi të lirë dhe lirisë së fjalës".

Presidenti Biden tha se toni i samitit disa orësh ishte "pozitiv". Ai tha se realizoi atë që synonte nga ky takim: të identifikoja fushat ku dy vendet tona mund të përparojnë në interesin tonë të ndërsjellë dhe në përfitim të botës; të komunikoja drejtpërdrejt se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjet kur interesat tona jetësore kërcënohen; dhe të përcaktoja qartë vlerat e vendit tonë.

"Ka më shumë punë përpara", tha Presidenti Biden. Por "tani ne kemi krijuar një bazë të qartë se si kemi ndërmend të trajtojmë problemet me Rusinë dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi”.