Përfundimi i luftës në Afganistan

President Joe Biden speaks about the end of the war in Afghanistan from the State Dining Room of the White House, Tuesday, Aug. 31, 2021, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara 

Shtetet e Bashkuara kanë përmbyllur pas 20 vitesh misionin ushtarak në Afganistan. Kjo ishte lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.

Diplomatë, personel ushtarak dhe i shërbimeve të zbulimit të Shteteve të Bashkuara rrezikuan jetën për të nxjerrë me avionë nga Afganistani shtetas amerikanë, afganë të rrezikuar nga talebanët dhe të tjerë nën kërcënim, përfshirë gra, fëmijë dhe pjesëtarë të grupeve pakicë.

Në komentet drejtuar kombit, Presidenti Joe Biden tha: “Ne përmbyllëm një nga operacionet e evakuimit ajror më të mëdha në histori, duke evakuuar drejt vendeve të sigurta mbi 120,000 vetë”.

Ky operacion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara arriti të nxjerrë mbi 5,500 amerikanë nga Afganistani. Megjithatë, përllgaritet se 100-2000 amerikanë të tjerë mbeten në Afganistan.

“Për këta amerikanë që mbeten në Afganistan, nuk ka afat kohor,” tha Presidednti Biden.

“Ne mbetemi të përkushtuar t’i evakuojmë nëse duan të largohen. Sekretari Blinken udhëheq përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të garantuar transferim të sigurtë për çdo amerikan dhe partner afgan apo shtetas të huaj që dëshirojnë të largohen nga Afganistani… Operacioni do të përfshijë përpjekje të vazhdueshme në Afganistan për të rihapur aeroportin, si dhe rugët tokësore që të mundësohet largimi i atyre që duan të ikin, si dhe dërgimi i ndihmave humanitare për popullin e Afganistanit,” tha presidenti.

Në një akt tragjik, rrjeti i ISIS-it në Afganistan, i njohur si ISIS-K, shkaktoi vdekjen e 13 ushtarëve amerikanë dhe 170 civilëve gjatë misionit.

Atyre që i duan të keqen Amerikës, Presidenti Biden u përcolli këtë paralajmërim:

“Shtetet e Bashkuara nuk do të reshtin kurrë. Ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjurmojmë deri në vrimën e fundit të dheut dhe do të paguani çmimin më të rëndë”.

Detya themelore e një presidenti është të mbrojë Shtetet e Bashkuara, jo ndaj kërcënimeve të vitit 2001, por ndaj kërcënimeve të vitit 2021 e përjet, deklaroi Presidenti Biden:

“Ne do ta vazhdojmë luftën kundër terrorizmit në Afganistan e në vende të tjera. Por nuk është e nevojshme që të zhvillojmë luftë me trupa tokësore për këtë mision. Ne kemi kapacitete mbi horizont, që nënkupton se mund t’i godasim terroristët dhe objektivat pa dërguar trupa në terren, ose vetëm me një kontigjent të vogël, nëse është e nevojshme,” tha presidenti.

“Ndërkohë që afron 20-vjetori i luftës dhe i mundit e dhimjes e sakrificave, ka ardhur koha të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, jo më të kaluarës – një e ardhme që është më e sigurtë, një e ardhme që nderon ata që shërbyen në forcat e armatosura dhe të gjithë ata që dhanë, siç e ka thënë Presidenti Linkoln, ‘edhe pikën e fundit të përkushtimit’,” tha Presidenti Biden.