Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Turqisë që të ratifikojë shpejt pranimin e Suedisë në aleancën e NATO-s.
Suedia, së bashku me fqinjin e saj Finlandën, braktisi një politikë të gjatë të neutralitetit ushtarak dhe filloi të kërkonte anëtarësimin në NATO vitin e kaluar, pas pushtimit të paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në NATO në prill, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë dhënë ende miratimin e tyre për Suedinë.
“Ne e dimë se aleanca jonë do të jetë më e fortë dhe do të jemi më mirë kur ky proces të finalizohet. Ne i bëjmë thirrje Turqisë dhe Hungarisë, e cila gjithashtu nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen, të ratifikojnë pranimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ka asnjë arsye për një kohë të mëvonshme; Suedia është gati tani. Ky vendim duhet të miratohet tani”, tha sekretari Blinken.
“Suedia ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e saj ndaj NATO-s, ndaj vlerave të saj, ndaj misionit të saj, ndaj anëtarëve të saj.”
“Një demokraci e fortë e gjallë me forca shumë të afta që kanë punuar krah për krah me anëtarët e NATO-s për vite, për dekada, është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur angazhimet që mbështesin Aleancën tonë, duke përfshirë nenin 5.”
"Suedia ka ofruar rreth 2 miliardë dollarë mbështetje ushtarake, humanitare dhe ekonomike për Ukrainën."
“Në kohë sfiduese, gjëja më e rëndësishme është të kesh aleatë të ngushtë, partnerë të ngushtë, miq të ngushtë.”
"Shtetet e Bashkuara nuk mund të kërkonin një partner dhe mik më të ngushtë - dhe së shpejti aleat më të ngushtë - sesa Suedia".