Gjendje e rëndë humanitare në Rripin e Gazës

Situatë e rëndë humanitare në Gazë

Ndërsa luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës, 2.2 milionë banorët që jetojnë atje janë në krizë. Sipas Programit Botërore të Ushqimit, një organizatë humanitare e OKB-së, furnizimet me ushqim dhe ujë po mbarojnë në Gaza.

Popullata e këtij rajoni po përballet me pasiguri ushqimore dhe të paktën një në katër banor po përballen me uri ekstreme.

“Ne jemi të përqendruar në situatën tepër të vështirë ushqimore, e cila vazhdon të rëndohet për burrat, gratë dhe fëmijët në Gaza dhe po

punojmë pa pushim për të gjetur zgjidhje”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken pas vizitës në qendrën rajonale të Programit Botëror të Ushqimit në Aman të Jordanisë. “Dua të përshëndesë punën e jashtëzakonshme të Programit Botëror të Ushqimit, që po përpiqet të sigurojë ushqim për më shumë njerëz, në mënyrë më efektive. Ata po rrezikojnë shumë në Rripin e Gazës me ekipet e tyre në terren”, tha zoti Blinken.

Sipas tij, “kjo është një përpjekje absolutisht thelbësore dhe ne duhet patjetër të rrisim ndihmën për njerëzit në nevojë. Nuk është i rëndësishëm vetëm dërgimi i ndihmave në Rripin e Gazës, por edhe shpërndarja e tyre për njerëzit në të gjithë Gazën. Do të punojmë për këtë edhe në ditët e ardhshme.”

“Shtetet e Bashkuara kanë punuar që nga dita e parë për të siguruar rrugët dërgimit të ndihmave për njerëzit në Gaza, që kanë nevojë”, tha Sekretari Blinken. “Ne vazhdojmë të punojmë për këtë çështje çdo ditë, jo vetëm për të mbajtur hapur rrugët, por edhe hapjen e rrugëve të tjera

për të dërguar më shumë ndihma në mënyrë më efektive për më shumë njerëz.”

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë dhënë më së shumti mbështetje për Programin Botërorë të Ushqimit, e cila ka shpërndarë ndihma për gati 860 mijë njerëz në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuar kanë dhënë rreth 3 miliardë dollarë gjatë vitit të fundit për buxhetin e Programit Botëror të Ushqimit, ose 50 për qind të gjithë buxhetit të kësaj organizate, duke punuar bashkë me atë për të ndihmuar jo vetëm banorët e Gazës por edhe ata në vende të tjera të botës. Njëkohësisht, ne kemi dërguar rreth 227 mijë kilogramë produkte ushqimore nga Egjipti në Rripin e Gazës në dy muajt e fundit”, tha Sekretari Blinken.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të ndihmuar me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare burrat, gratë dhe fëmijët në Rripin e Gazës.”