Fundi i regjimit brutal të al-Assadit në Siri

(FILE)A Syrian rebel fighter holds an Islamist black flag while walking in the courtyard of the 8th-century Umayyad Mosque in Damascus on December 10, 2024.

"Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur popullin sirian, duke përfshirë dërgimin e ndihmave humanitare", tha Presidenti Biden, "për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Sirisë nga lufta mbi dhjetë vjeçare dhe brutalitetin dhjetëra vjeçar i familjes al-Assad".

Në Siri, pas pesëdhjetë vjet sundimi me grusht të hekurt nga familja al-Assad dhe luftës civile 13 vjeçare, regjimi i Presidentit Bashar al-Assad u rrëzua. Në pak më shumë se një javë, forcat rebele islamike pushtuan qytetet e Alepos, Homsit dhe Damaskut, duke marrë kontrollin e tyre, ndërsa trupat qeveritare u tërhoqën dhe al-Assadi u largua nga vendi.

Presidenti Joe Biden tha në Shtëpinë e Bardhë se “Ky regjim ishte brutal, ushtroi torturë dhe vrau qindra mijëra sirianë të pafajshëm”. Ai e quajti rënien e tij "një akt themelor drejtësie".

“Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar. Është gjithashtu një moment rreziku dhe pasigurie”, tha ai.

Grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham, që udhëhoqi operacionet për përmbysjen e regjimit, është shpalur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja. Presidenti Biden paralajmëroi se "disa nga grupet rebele që rrëzuan al-Assadin kanë histori të zymta të akteve tërroriste dhe shkeljes së të drejtave të njeriut".

"Ne kemi dëgjuar deklaratat e udhëheqësve të këtyre grupeve rebele në ditët e fundit", tha ai. "Ata po thonë gjërat e duhura tani, por ndërsa marrin përgjegjësi më të mëdha, ne do të vlerësojmë jo vetëm fjalët por edhe veprimet e tyre."

Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë misionin e tyre kundër Shtetit Islamik në Siri.

“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se Shteti Islamik do të përpiqet të përfitojë nga çdo moment dobësie për t’u rikthyer në vend dhe për të krijuar zona të sigurta. Ne nuk do ta lejojmë këtë.”

Për këtë arsye më 8 dhjetor, forcat amerikane kryen dhjetëra sulme ajrore kundër udhëheqësve, operativëve dhe kampeve të Shtetit Islamik në Sirinë qendrore. "Të gjitha organizatat në Siri duhet ta dinë se ne do t'i mbajmë ato përgjegjës nëse e mbështesin Shtetin Islamik në çfarëdo mënyre", tha komandanti i shtabit qendror të ushtrisë amerikane, gjenerali Erik Kurilla.

Presidenti Biden u zotua se do të punonte me "të gjitha grupet siriane ... për të siguruar një tranzicion larg regjimit të al-Asadit dhe drejt një Sirie të pavarur e sovrane".

“Tani është detyrë e të gjitha grupeve opozitare që kërkojnë një rol në qeverisjen e Sirisë dhe të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj të drejtave të të gjithë sirianëve, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së pakicave fetare dhe etnike.”

"Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur popullin sirian, duke përfshirë dërgimin e ndihmave humanitare", tha Presidenti Biden, "për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Sirisë nga lufta mbi dhjetë vjeçare dhe brutalitetin dhjetëra vjeçar i familjes al-Assad".