Krijimi i kushteve për paqe

(FILE) A soldier of the Sierra Leone Armed Forces directs traffic.

“Detyra jonë”, deklaroi ambasadorja e amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, “duhet të jetë të shpëtojmë madje edhe një person tjetër nga përjetimi i ferrit të luftës”.

Rreth dy miliardë njerëz sot jetojnë në zona të prekura nga konflikti. “Detyra jonë”, deklaroi ambasadorja e amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, “duhet të jetë të shpëtojmë madje edhe një person tjetër nga përjetimi i ferrit të luftës”.

Lajmi i mirë, tha ambasadorja Thomas-Greenfield, është se “ne dimë të krijojmë kushte që nxisin paqen”. Hapi i parë është investimi në aspektin e parandalimit të konflikteve.

“Parandalimi i konflikteve kërkon qasje afatgjata dhe gjithëpërfshirëse, vullnet politik, partneritete efektive, burime të qëndrueshme dhe angazhime kombëtare. Zhvillimi i strategjive kombëtare të frenimit të konflikteve ka dëshmuar se ndihmon në trajtimin e faktorëve që nxisin konfliktin dhe forcimin e infrastrukturës kombëtare për paqen.”

Me kontribut dhe mbështetje të gjerë, strategjitë e parandalimit të konflikteve mund të përforcojnë institucionet shtetërore, të nxisin sundimin e ligjit, të forcojnë shoqërinë civile dhe të ndërtojnë tolerancë dhe kohezion shoqëror më të madh.

“Paqja, zhvillimi dhe përpjekjet humanitare kanë lidhje reciproke dhe përforcuese mes tyre”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield. Ajo u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që të vazhdojnë të mësojnë nga njëri-tjetri në lidhje me parandalimin e konflikteve. Sierra Leone është një rast i tillë, vuri në dukje ambasadorja Thomas-Greenfield.

“Sierra Leone ka bërë përparim të rëndësishëm në rindërtimin dhe forcimin e institucioneve të pasluftës dhe në përmbushjen e disa nevojave themelore të banorëve të saj dhe viktimave të luftës, duke përfshirë krijimin e Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit. Mbështetja e Fondit për Ndërtimin e Paqes për Sierra Leonen ka përfshirë një përqëndrim të fortë në konfliktin e tokës, sfidat e komuniteteve ndërkufitare dhe fuqizimin dhe pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në proceset demokratike.”

Për të qenë efektive, përpjekjet për parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes duhet të jenë gjithëpërfshirëse, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

“Kur gratë, të rinjtë dhe zërat e tjerë jo të përfaqësuar mirë mund të marrin pjesë plotësisht, në mënyrë të barabartë dhe domethënëse në jetën politike dhe publike, politikat dhe zbatimin e tyre, ka më shumë gjasa të pasqyrojnë nevojat e të gjithë shoqërisë dhe të sjellin rezultate të qëndrueshme për të gjithë.”

Samiti i së Ardhmes i muajit të ardhshëm dhe ai i vitit 2025 mbi Rishikimin e Arkitekturës së Ndërtimit të Paqes janë mjete të rëndësishme për të forcuar përpjekjet për ndërtimin e paqes, duke përfshirë parandalimin e konflikteve dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e tyre.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj përpjekjeve të OKB-së për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes përmes planeve të saj 10-vjeçare në katër vende me përparësi të lartë, përkatësisht Haiti, Libi, Mozambik dhe Papua Guinenë e Re, si dhe në rajonin bregdetar të Afrikës Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin nismat e OKB-së për zgjerimin e përpjekjeve gjiththpërfshirëse për parandalimin e konflikteve, ndërmjetësimin e tyre dhe përpjekjet për paqe. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të bëjnë të njejtën gjë.