Përpjekjet e Rusisë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet dhe veprimet e saj

(FILE) Vasily Nebenzya, Ambassador and Permanent Representative of Russia to the United Nations, speaks during a Security Council meeting at United Nations headquarters.

“Pretendimet e Rusisë se qëllimet e saj janë të qarta, në shërbim të drejtësisë dhe nevojës për të mbrojtur infrastrukturën kritike nuk janë aspak të sinqerta”, tha ambasadori Kelley.

Që nga fillimi i sulmit të saj të pajustifikuar dhe të paligjshëm ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Federata Ruse është përpjekur të ndryshojë rrëfimin mbi fajtorin e luftës, duke thirrur vazhdimisht mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bazuar në pretendimet për “Kërcënimet ndaj Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare. ”

Një nga temat më të shpeshta të diskutimeve ka qenë sulmi ndaj gazsjellësit natyror “Nord Stream”, që kalon nëpër Detin Baltik.

Më 26 shtator 2022, një numër shpërthimesh nënujore shkaktuan rrjedhje gazi në tre nga katër tubacionet, duke e nxjerrë gazsjellësin “Nord Stream” jashtë funksionit. Tre hetime të veçanta për incidentin, nga Danimarka, Suedia dhe së fundmi nga Gjermania, i cili ende është duke vazhduar, nuk kanë arritur të gjejnë shkakun e shpërthimeve. Rusia vazhdon të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar informacion nga këto vende, duke i akuzuar ato pa bazë për mbrojtjen e autorëve të shpërthimit dhe duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara dënojnë “aktet e sabotimit ndaj gazsjellësit “Nord Stream” dhe theksojnë nevojën për llogaridhënie”, tha këshilltari i politik John Kelley. “Por le të jemi të gjithë të qartë. Ky takim, si ai i fundit dhe ai i parafundit, nuk ka të bëjë me llogaridhënien”.

“Rusia ka thirrur në mënyrë të përsëritur takime mbi këtë temë për të përhapur dezinformata dhe për të diskredituar hetimet e vazhdueshme të vendeve të tjera. Është e vështirë të vazhdosh me akuzat e fundit të Rusisë, por një gjë mbetet e njëjtë: përpjekja për të krijuar një histori viktimizimi.”

Në fund të prillit, përfaqësuesit e Rusisë u ankuan sërish për "sabotimin e infrastrukturës kritike". Por ata nuk shprehën keqardhje në lidhje me sulmet e qëllimshme dhe të vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës së Ukrainës.

Është e qartë se ankesat e vazhdueshme të Federatës Ruse janë pjesë e përpjekjeve për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale dhe veprimet e saj.

“Pretendimet e Rusisë se qëllimet e saj janë të qarta, në shërbim të drejtësisë dhe nevojës për të mbrojtur infrastrukturën kritike nuk janë aspak të sinqerta”, tha ambasadori Kelley.

“Në të njëjtën frymë, Rusia pretendon se është e shqetësuar për sabotimin e infrastrukturës kritike, ndërkohë që sulmon pa pushim qytetet dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës. Ndërsa Rusia pretendon se është e interesuar në misionet e gjetjes së fakteve dhe hetimet e pavarura, ajo mohon vazhdimisht kërkesat e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për qasje në territoret ukrainase të pushtuara përkohësisht nga Rusia.”

“Rusia pretendon se dëshiron të vërtetën, përgjegjësinë dhe faktet, dhe më pas përdor veton kundër përpjekjes për zgjatjen e mandatit të një mekanizmi të pavarur hetimor të OKB-së, si Komisioni i Ekspertëve për Korenë e Veriut”, tha ambasadori Kelley. “Hipokrizia e Rusisë është e qartë dhe e parashikueshme.”