E ardhmja e Sirisë

(FILE) A teacher hoists the flag adopted by the new Syrian rulers at a school in the early morning in Damascus, Dec. 15, 2024.

“Ne nuk jemi të përqendruar në zgjedhjen e një rruge për Sirinë, por t’u siguruar që vetë populli sirian të ketë mundësinë të zgjedhë rrugën e tij përpara”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëtoi kohët e fundit në Jordani dhe Turqi për të ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve në të gjithë rajonin për të mbështetur popullin sirian "në tranzicionin nga regjimi i Asadi".

“Ne nuk jemi të përqendruar në zgjedhjen e një rruge për Sirinë, por t’u siguruar që vetë populli sirian të ketë mundësinë të zgjedhë rrugën e tij përpara”, tha ai në një konferencë për shtypin në Jordani.

Sekretari Blinken tha se për një tranzicion të suksesshëm nevojitet një qeveri kalimtare që respekton disa parime bazë.

“Ajo duhet të mbrojë të drejtat e të gjithë sirianëve, përfshirë ato të pakicave dhe grave. Qeveria e re duhet të mbrojë institucionet e shtetit dhe të ofrojë shërbimet bazë. Ne duhet të sigurohemi që qeveria e përkohshme të angazhohet që Siria të mos përdoret si bazë për terrorizmin, ekstremizmin dhe të mos përbëjë një kërcënim për fqinjët e saj ose aleatët me grupe si ISIS-i. Ajo gjithashtu duhet të angazhohet në sigurimin dhe shkatërrimin e të gjitha armëve kimike.”

Sekretari Blinken tha se në bisedën e tij me aleatët në rajon, "të gjithë ishin dakord se duhet të ketë një qasje të unifikuar për të çuar përpara shumë nga interesat tona të përbashkëta".

“Ne gjithashtu do të jemi të përqëndruar në frenimin e çdo aktori brenda ose jashtë vendit që të vendosë interesat e ngushta personale mbi interesat e popullit sirian, veçanërisht në këtë moment delikat. Dhe kjo përfshin, natyrisht, ISIS-in, i cili pa dyshim se do të përpiqet të forcohet. Unë mendoj se tashmë është dëshmuar se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të frenuar përpjekjet e këtij lloji.”

Sipas Sekretari Blinken, këto parime “kanë për qëllim të pasqyrojnë nevojat, aspiratat dhe vullnetin e popullit sirian. Synimi i tyre nuk është të diktojë se çfarë duhet të bëjnë sirianët, por për të siguruar që ata të kenë mundësinë të ndjekin rrugën e tyre.”

“Për herë të parë në dekada Siria ka një mundësi që të ketë një qeveri që nuk kontrollohet nga një diktator si Asadi, nga një fuqi e jashtme apo ISIS-i, por nga populli sirian”, tha ai.

Sekretari Blinken deklaroi: "ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi, duke punuar në koordinim të ngushtë me partnerët, për të ndihmuar popullin sirian të realizojë këtë aspiratë."