Accessibility links

Breaking News

SHBA, paralajmërim për bizneset që kanë lidhje me zinxhirët e furnizimeve në Xinjiang 


I
I

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Departamentet amerikane të Shtetit, Thesarit, Tregtisë dhe Sigurisë Kombëtare kanë lëshuar një paralajmërim për kompanitë amerikane për rreziqet ekonomike dhe ligjore nga lidhjet e zinxhirëve të furnizimit me subjekte që angazhohen në shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë punën e detyruar në Xinjiang dhe gjetkë në Kinë.

Që nga prilli i vitit 2017, Republika Popullore e Kinës (RPK) ka fuqizuar fushatën e saj të shtypjes sistematike të ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave myslimane që përfshin ndalimin e përhapur arbitrar, kontrollin kërcënues të popullatës dhe punën e detyruar. Përdorimi i punës së detyruar nga Kina që vë në shënjestër pakicat fetare dhe etnike, nuk kufizohet më në rajonin Xinjiang por po ndodh gjithnjë e më shumë në të gjithë vendin, paralajmëroi Sekretari Pompeo.

Këshillimi paralajmëron bizneset amerikane për tre lloje kryesore të ekspozimit të zinxhirit të furnizimit me subjekte të përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut. E para është ndihma në zhvillimin e mjeteve të mbikëqyrjes për qeverinë kineze në Xinjiang. E dyta është mbështetja në punën apo mallrat që e kanë burimin në Xinjiang, ose nga kompani diku tjetër në Kinë që mund të implikohen në punën e detyruar në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Ekspozimi i fundit dhe më i zakonshëm në zinxhirët e furnizimit me subjektet e përfshira në abuzime të të drejtave të njeriut vjen në formën e ndihmës për ndërtimin e kampeve të internimit të përdorura për ndalimin e ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave dhe / ose në ndërtimin e objekteve prodhuese që janë pranë kampeve të detyruara të punës.

Në një letër për drejtuesit amerikanë të biznesit, zvSekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach, kërkoi përgjegjësi nga korporatat.

"Kjo sot do të thotë të refuzosh të marrësh pjesë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe marrëveshjeve që, sipas fjalëve të Sekretarit të Shtetit Pompeo," forcojnë kontrollin e një regjimi shtypës".

Zv/Sekretari Krach i bëri thirrje bordit të drejtuesve të secilës kompani amerikane që bën biznes në Kinë të bëjë një analizë të hollësishme të zinxhirit të furnizimit për të zbuluar se nga kush po blen kompania e tyre dhe ku po shet.

"Unë kam besim," shkruajti zv/Sekretari Krach, "se bashkësia e biznesit amerikan do të refuzojë çdo përfshirje apo lidhje me shtypjen në Xinjiang - së pari, sepse është gjëja e duhur për tu bërë, dhe së dyti, për shkak të rreziqeve të rëndësishme ligjore dhe të biznesit që vijnë në të kundërt".

XS
SM
MD
LG