Accessibility links

Breaking News

Marrëveshja historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e ndërmjetësuar nga SHBA


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë amerikane

Presidenti Donald Trump ndërmjetësoi një marrëveshje historike paqeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Është marrëveshja e parë për të normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe një vendi të rëndësishëm arab në 25 vjet. Shpresa është se më shumë vende arabe dhe myslimane do të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Pakti do të njihet si Marrëveshja e Abrahamit sipas figurës biblike të Abrahamit që konsiderohet të jetë babai i tre feve kryesore në rajon: fesë hebraike, krishtërimit dhe islamit. Siç sqaroi ambasadori amerikan në Izrael David Friedman, "Askush nuk e simbolizon më mirë potencialin për unitet midis këtyre të tre besimeve të mëdha sesa Abrahami."

Marrëveshja Abraham është një përparim i madh për myslimanët në të gjithë botën që dëshirojnë të shkojnë të luten në Xhaminë Al Aksa në Jeruzalem, pasi ata tani do të jenë në gjendje të fluturojnë direkt në Tel Aviv nga Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Shtimi i vizitorëve do të ndihmojë për t’iu kundërvënë retorikës së rreme të ekstremistëve se Xhamia Al Aksa është objekt sulmesh dhe se myslimanët nuk mund të luten në këtë objekt të shenjtë.

Siç e bëri të qartë Presidenti Trump në vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme në vitin 2017, "problemet në Lindjen e Mesme mund të zgjidhen vetëm kur njerëzit e të gjitha besimeve të bëhen së bashku për të luftuar ekstremizmin islamik dhe të punojnë për mundësi ekonomike për njerëzit e të gjitha besimeve."

Sipas marrëveshjes së paqes, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të shkëmbejnë ambasada dhe ambasadorë dhe do të fillojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke përfshirë turizmin, arsimin, kujdesin shëndetësor, tregtinë dhe sigurinë.

Marrëveshja e Abrahamit hedh themelet për gjetjen e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe palestinezëve.

"Vizioni ynë", tha Presidenti Trump, "është paqa, siguria dhe begatia në këtë rajon dhe në botë. Qëllimi ynë është një koalicion i kombeve me synimin e përbashkët për të ndalur ekstremizmin dhe për t'u siguruar fëmijëve tanë një të ardhme shpresëdhënëse duke respektuar Zotin".

XS
SM
MD
LG