Accessibility links

Breaking News

Si i nxisin Shtetet e Bashkuara mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë?


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë amerikane

Angazhimi i Amerikës për të drejtat e patjetërsueshme të njeriut në vend është provuar të jetë një dritë shprese për burrat dhe gratë jashtë vendit që luftojnë për liritë e tyre. Raporti i publikuar së fundmi nga Komisioni për të Drejtat e Patjetërsueshme thekson rëndësinë e udhëheqësve amerikanë që mbrojnë të drejtat e njeriut si një parim udhëzues i politikës së jashtme amerikane, tha Peter Berkowitz, Drejtori i Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit:

"Minimalisht është e rëndësishme që udhëheqësit tanë të flasin me zë të lartë për bindjen amerikane të rrënjosur në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë, të rrënjosur në formën amerikane të qeverisjes se i gjithë pushteti i ligjshëm politik buron nga pëlqimi i të qeverisurve. Dhe qëllimi i parë i qeverisë është të sigurojë të drejtat që ekzistojnë te të gjithë personat. Mbrojtja e kësaj kauze është një pjesë thelbësore e politikës së jashtme amerikane”.

Raporti i Komisionit gjithashtu zbuloi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë më efektshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut jashtë vendit kur i mbrojnë ato brenda vendit, tha zoti Berkowitz. Dhe së fundmi, të drejtat e njeriut duhet të kultivohen në shoqëri, në mënyrë që ato të rrënjosen fort në kulturën politike, tha Drejtori Berkowitz:

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbështetja për të drejtat e njeriut, nuk janë veprime që vijnë automatikisht. Ato duhet të kultivohen. Si kultivohen ato, ose respekti për të drejtat e njeriut? Kultivohen në familje, në komunitete, në një sistem arsimor, në një kulturë politike publike të një lloji të caktuar që nxit te qytetarët një ndjeshmëri të caktuar, e cila i mëson ata të respektojnë të drejtat e natyrshme për të gjithë personat".

Që nxitja e të drejtave të njeriut jashtë vendit të ketë sukses, vuri në dukje Drejtori Berkowitz, është thelbësore të përqendrohemi jo vetëm në Deklaratën e Pavarësisë, por edhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, për të gjetur një bërthamë të vogël të të drejtave themelore që mund të shërbejnë si një standard për politikën kudo në botë.

XS
SM
MD
LG