Accessibility links

Breaking News

SHBA pas tërheqjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë amerikane

Shtetet e Bashkuara kanë kohë që janë kontribuesi më i madh i ndihmave shëndetësore dhe humanitare për njerëzit në të gjithë botën. Kjo ndihmë sigurohet me mbështetjen e taksapaguesve amerikanë me pritshmërinë e arsyeshme që të shërbejë për një qëllim të dobishëm dhe të arrijë tek njerëzit në nevojë.

"Për fat të keq, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose OBSH-ja, ka dështuar keq në këto standarte, jo vetëm në përgjigjen e saj ndaj COVID-19, por edhe ndaj krizave të tjera shëndetësore në dekadat e fundit", tha Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus në një deklaratë. "Për më tepër, OBSH-ja, ka refuzuar të miratojë reforma urgjente të nevojshme, në radhë të parë të tregojë se është e pavarur nga Partia Komuniste Kineze."

Si rezultat, Shtetet e Bashkuara njoftuan tërheqjen e tyre zyrtare nga OBSH-ja duke filluar nga 6 korriku i vitit 2021.

Angazhimi i Shteteve të Bashkuara për ndihmën shëndetësore jashtë vendit mbetet i fuqishëm. Në prag të tërheqjes, administrata po shqyrton mënyra për të shfrytëzuar ekspertizën e departamenteve dhe agjencive kryesore të qeverisë amerikane dhe sektorit privat amerikan, për të ofruar mbështetje thelbësore e të shpejtë për vendet e tjera, për të parandaluar, zbuluar dhe përgjigjur shpërthimit të sëmundjeve infektive që në burim, si dhe për emergjenca humanitare.

Që nga viti 2001, qeveria amerikane ka kontribuar më shumë se 142 miliardë dollarë për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e virusit HIV / SIDA, malaries, tuberkulozit, ebolës dhe sëmundjeve dhe kushteve të tjera të rrezikshme. "Ne japim mesatarisht 10 miliardë dollarë në vit për shëndetin global dhe këtë vit, kjo do të dyfishohet, ndërsa përpiqemi të luftojmë COVID-19 në të gjithë botën," tha ndihmës administratorja e USAID-it për Shëndetin Global Dr. Alma Golden.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të marrin masa që tërheqja e tyre nga OBSH-ja të mos ndikojë në nivelin e ndihmave të përgjithshme shëndetësore për ata që kanë më shumë nevojë. "Shtetet e Bashkuara janë konribuesit më të mëdhenj në botë përsa u përket ndihmave shëndetësore dhe humanitare," thotë Dr. Golden, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që bujaria jonë të arrijë drejtpërdrejt tek njerëzit në mbarë botën".

XS
SM
MD
LG