Accessibility links

Breaking News

Mbrojtja nga abuzimi i teknologjisë që përdoret për përgjim


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë amerikane 

Teknologjia që përdoret për qëllime përgjimi po rritet me shumë shpejtësi e bashkë me të mundësia që ajo të keqpërdoret me qëllimin për të shkelur të drejtat e njeriut.

Kjo është arsyeja pse Departamenti i Shtetit ka lëshuar disa udhëzime për kompanitë amerikane se si të parandalojnë që produktet ose shërbimet e tyre të keqpërdoren nga qeveritë e huaja për të kryer shkelje dhe abuzime me të drejtat e njeriut, tha Ndihmës Sekretari në detyrë që trajton çështje të Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, Scott Busby.

Produktet apo shërbimet, të cilat prodhohen me synimin ose jo, për t’u përdorur për përgjim, mund të shërbejnë pozitivisht në mirëqenien ekonomike, të mbrojtjes dhe atë sociale të një vendi. Për shembull, produkte ose shërbime të tilla mund të përdoret për të mbrojtur sistemet zgjedhore nga ndërhyrjet.

Por shumë shpesh, teknologjitë dhe produktet e përgjimit keqpërdoren nga qeveritë e huaja për t’i mbyllur gojën disidencës, sulmuar aktivistët e të drejtave të njeriut, frikësuar komunitetet pakicë, shkurajuar sinjalizuesit e akteve të paligjshme, ndrydhur fjalën e lirë, vendosjen nën shënjestër të kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe avokatët, apo për të ndërhyrë në mënyrë arbitrare ose të paligjshme tek e drejta për privatësi.

Në disa raste, qeveritë e huaja kanë keqpërdorur produkte ose shërbime të tilla duke e bërë popullsinë e tyre subjekt të përgjimit arbitrar ose të paligjshëm.

"Kina është një vend që vendos kufizime të shumta ndaj internetit dhe përdor gjerësisht teknologjinë për përgjime, në shkelje të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", tha zoti Busby.

Kjo përfshin shpërndarjen në shkallë të gjerë të teknologjisë së lartë për përgjime në Xinjiang, atje ku Republika Popullore e Kinës ka zbatuar një fushatë shtypjeje kundër ujgurëve, kazakëve etnikë si dhe anëtarëve të grupeve të tjera që përfaqësojnë pakicat myslimane. Qeveri të tjera anembanë botës po përdorin të njëjtën teknologji ndaj qytetarëve të tyre, sikurse Irani, Venezuela dhe sipas një hetimi të vitit 2019 të kryer nga gazeta Wall Street Journal, edhe Algjeria, Uganda si dhe Zambia.

Asnjëherë më parë nuk ka qenë më e rëndësishme për bizneset amerikane që të zbatojnë politika të cilat garantojnë mbrojtje ndaj keqpërdorimit të produkteve të tyre.

"Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë me teknologjine e re që përshtatet me qasjen tonë ndaj të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për të qenë të lirë nga ndërhyrjet arbitrare ose të paligjshme ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes si dhe respektimit të ligjit”, tha zëvendës Ndihmës sekretari në detyrë Scott Busby.

Ne shpresojmë të punojmë me komunitetin e biznesit për të zbatuar këto udhëzime si dhe të sigurojmë që kompanitë amerikane të vazhdojnë të pasqyrojnë vlerat më të forta të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG