Accessibility links

Breaking News

Partia Komuniste Kineze ka minuar autonominë e Hong Kongut


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i paraqiti Kongresit amerikan një listë me emrat e atyre që kanë minuar liritë dhe autonominë e Hong Kongut dhe paralajmëroi vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj institucioneve financiare që bëjnë biznes me ta.

Në raportin e këtij viti përfshihen dhjetë zyrtarë të Republikës Popullore të Kinës dhe Hong Kongut, veprimet e të cilëve kanë minuar liritë e grumbullimit, fjalës, shtypit apo sundimit të ligjit, ose veprimet e të cilëve kanë ulur shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut. E përfshirë në këtë listë është edhe drejtuesja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam. Sipas Urdhërit Ekzekutiv 13936, më 7 gusht, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj të njëjtëve individë.

Partia Komuniste Kineze, ose PKK, ka dëmtuar sistematikisht autonominë që Pekini u premtoi qytetarëve të Hong Kongut dhe botës në Deklaratën e Përbashkët kino-britanike, një traktat i regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes imponimit të Ligjit të Sigurisë Kombëtare në qershor, Partia Komuniste Kineze ka gjymtuar institucionet demokratike, të drejtat e njeriut, pavarësinë e gjyqësorit dhe liritë individuale në Hong Kong, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar publikisht veprimet e ndërmarra nga autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut për të mbytur zërin e disidentët dhe për të cënuar autonominë e Hong Kongut. Këtu përfshihet instalimi i një agjencie të sigurisë në Kinë, arrestimet masive të protestuesve paqësorë, vonesat e motivuara politikisht të zgjedhjeve të Këshillit Legjislativ në shtator të 2020-ës dhe kapjen dhe ndalimin e aktivistëve të demokracisë në Hong Kong që përpiqen të largohen nga Hong Kong.

Publikimi i këtij raporti në Kongres nënvizon kundërshtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Pekinit për të shkatërruar liritë e njeriut në Hong Kong dhe për të imponuar politikat shtypëse të Partisë Komuniste të Kinës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin Partinë Komuniste Kineze për të rivendosur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për qytetarët e Hong Kongut, në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG