Accessibility links

Breaking News

Përpjekjet e SHBA për të ndaluar trafikimin, përfshirë në Kinë


Komenti pasqyron pikëpamjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara 

Presidenti Donald Trump tha se ai është i përkushtuar për të "sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kontribuojnë në mizoritë e trafikimit njerëzor dhe se do të ndjekë me këmbëngulje premtimin për lirimin e të gjitha viktimave të këtij krimi të tmerrshëm".

Presidenti Trump kohët e fundit publikoi Planin Kombëtar të Veprimit të Administratës së tij për të Luftuar Trafikimin e Qenieve Njerëzore - një plan që synon t'i japë fund shfrytëzimit të të rriturve dhe fëmijëve, qoftë për punë të detyruar apo trafikim seksual, brenda Shteteve të Bashkuara. Plani është ndërtuar në tre shtylla: parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale. Përmes një qasjeje të bashkërenduar të qeverisë, Shtetet e Bashkuara do të përdorin çdo mjet në dispozicion për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Agjentët e Imigracionit dhe Doganave si dhe agjentë të tjerë federalë kanë arrestuar më shumë se 5,000 trafikantë njerëzish gjatë tre viteve të fundit. "Ne jemi duke shpërbërë organizatat kriminale, duke shkatërruar infrastrukturën financiare të këtyre rrjeteve", thotë Presidenti Trump në hyrje të Planit Kombëtar të Veprimit. “Forcat amerikane të zbatimit të ligjit bashkëpunojnë me homologët meksikanë për të asgjësuar rrjetet e trafikimit njerëzor që veprojnë përtej kufirit jugor.

"SHBA po u bën thirrje të gjitha vendeve, bizneseve dhe konsumatorëve të kërkojnë zinxhirë globalë të furnizimit që nuk përfshijnë punën e detyruar. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Departamenti i Shtetit" do të vazhdojë të dënojë me forcë praktikën e egër të Partisë Komuniste Kineze të punës së detyruar , dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut, si pjesë e fushatës së saj të shtypjes kundër Ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang dhe në të gjithë Kinën.

"Si pasojë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të vizave me Republikën Popullore të Kinës dhe zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze që besohet se janë përgjegjës për abuzimet e tmerrshme të të drejtave të njeriut, kanë ndërtuar koalicione ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara dhe kanë publikuar Këshilla për Zinxhirët e Furnizimit të Biznesit në rajonin Xinjiang.

"Për sa kohë që Partia Komuniste Kineze vazhdon të kryejë abuzime të tilla", tha sekretari Pompeo, "ne do të vazhdojmë të punojmë me mbrojtësit e ligjeve të punës si dhe qeveri të tjera për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjes dhe për të bërë presion ndaj qeverisë kineze për të ndaluar menjëherë politikën e saj të papranueshme të punës së detyruar ”.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në angazhimin e tyre për t'i dhënë fund të gjitha formave të trafikimit të qenieve njerëzore brenda dhe jashtë vendit. "Ky krim i tmerrshëm nuk mund të vazhdojë të kërcënojë sigurinë e komuniteteve dhe individëve," tha sekretari Pompeo. "Ne do të ecim përpara në mposhtjen e tij."

XS
SM
MD
LG