Accessibility links

Breaking News

Viktimat e regjimit iranian


Në dyzet e një vjetorin e marrjes nën kontroll të Ambasadës Amerikane në Teheran (4 Nëntor), Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vuri në dukje se regjimi iranian vazhdon të marrë pengje për të çuar përpara planet e tij armiqësore. Ai i bëri thirrje Iranit të lirojë shtetasit amerikanë, Morad Tahbaz, Siamak dhe Baquer Namazi, të ndaluar padrejtësisht, si dhe të japë llogari për fatin e agjentit të FBI-së Robert Levinson i cili u rrëmbye 13 vjet më parë.

Por siç deklaroi Sekretari Pompeo, "Këta njerëz të pafajshëm nuk janë viktimat e vetme të brutalitetit të regjimit iranian - viktimat që kanë vuajtur më gjatë nga ky regjim janë populli iranian dhe ata meritojnë një jetë më mirë".

Raporti i fundit i raportuesit të posaçëm të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Javaid Rehmani mbështet vlerësimin e Sekretarit Pompeo. Në komentet e tij para Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi raportin, zoti Rehman tha se situata e të drejtave të njeriut në Iran "karakterizohet nga shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe pandëshkueshmëria". Duke cituar përgjigjen brutale të regjimit ndaj protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar, në të cilat qindra njerëz u vranë, zoti Rehman tha se Irani "duhet të kryejë një hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent ndaj shtypjes së dhunshme të protestave në nëntor të vitit 2019 dhe janar 2020 dhe të sjellë shkelësit e të drejtave të njeriut para drejtësisë. ”

Por veprimet e regjimit tregojnë se transparenca dhe drejtësia nuk përbëjnë shqetësim për ta.

“Përdorimi i torturave dhe dënimeve të ashpra kundër atyre që protestuan; persekutimi i viktimave që kërkojnë drejtësi dhe mungesa e përgjegjësisë për shkelësit”, theksoi zoti Rehman.

Raportuesi i Posaçëm Rehman përmendi gjithashtu dënimet me vdekje të protestuesve pas pohimeve të detyruara dhe kushteve "alarmante" të burgjeve për të burgosurit politikë, përfshirë avokatët, gazetarët, konservatorët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

" Po shfaqet një model i qartë në përpjekjet për të heshtur mospajtimin e publikut mbi situatën sociale, ekonomike dhe politike në Iran".

Siç u ka thënë sekretari Pompeo udhëheqësve të Iranit, "begatia e vërtetë në Iran do të vijë vetëm atëherë kur të pushoni së terrorizuari dhe burgosur popullin tuaj ... Trajtojeni popullin tuaj me dinjitet bazë, që ka të drejtë ta gëzojë çdo njeri."

XS
SM
MD
LG