Accessibility links

Breaking News

Programi i USAID-it për Zhvillimin e Inovacionit


Komenti në vazhdim pasqyron pikëpamjen e qeverisë amerikane

Në një përpjekje për të krijuar ide të reja që do të ndihmojnë në një zhvillim më të efektshëm, Laboratori Global i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ka filluar programin mbi Zhvillimin e Inovacionit. "Është një sistem ku çdokush në botë, mund të paraqesë në çdo kohë një ide të mirë për çdo fushë", tha drejtori ekzekutiv i Byrosë së Laboratorit Global të Zhvillimit, Harry Bader:

“Laboratori më pas punon me ta. Është një proces i bazuar në prova, që paguhet në varësi të arritjes së një objektivi të caktuar, ndërton kapaciteteve dhe krijon një partner jotradicional në mënyrë që të jenë kontribues të barabartë në zhvillimin e vendit të tyre ose të vendeve të tjera”.

Përmes programit për Zhvillimin e Inovacionin, USAID-i po angazhon sektorin privat për të krijuar zgjidhje efektive. Le të marrim si shembull kompaninë Fenix International, tha drejtori Bader:

“Kompania Fenix mund të vendosë një panel diellor në një shtëpi i cili mund të prodhojë një sasi të caktuar energjie gjatë ditës. Dhe nëse pronari i asaj shtëpie është 12/2/20 2 në gjendje të paguajë atë ditë për këtë energji të prodhuar, mund të përdorë telefonin e tij dhe të njoftojnë kompaninë se kanë depozituar le të themi 33 cent për përdorimin e energjisë të prodhuar nga paneli atë ditë. Më pas mund të kontaktojë kompaninë e cila mund të kontrollojë në distancë sasinë e energjisë në bazë të pagesës së bërë… është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjeruar përdorimin dhe qasjen ndaj elektricitetit jashtë rrjetit energjitik”.

Për të rritur operacionin e saj, kompania Phenix kërkoi një investim nga USAID-i. Agjencia i dha një grant prej gati një milion dollarësh. Fenix i përdori këto fonde për të zgjeruar operacionet, duke investuar edhe më shumë para për të rritur veprimtarinë e saj.

“Pra ne kemi krijuar një model për të zgjidhur një problem që ndihmon aksionerët e korporatave të realizojnë fitime duke bërë shërbime kaq të rëndësishme si energjia elektrike që mund të ndimojë në zhdukjen e analfabetizmit, sepse falë saj mund të studiosh, që rregullon disa nga çështjet e prodhimit bujqësor dhe urinë dhe që çon në rritje ekonomike. Një nga aspektet kryesore të eliminimit të varfërisë ekstreme është lidhja me infrastrukturën dixhitale globale”, tha drejtori Bader. "Dhe kjo është diçka që arriti të ndodhë si rezultat i modelit të krijuar nga kompania Fenix, por që u financua pjesërisht në një moment kritik nga Laboratori i Zhvillimit Global të USAID-it”.

XS
SM
MD
LG