Prej një kohe të gjatë USAID-i ka njohur rëndësinë e trajtimit të formave të ndryshme të dhunës që ndikojnë në aftësitë e grave për të përparuar dhe për të qënë të suksesshme.
16 ditët mes Ditës Ndërkombëtare të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave, që shënohet më 25 nëntor, dhe Ditës së të Drejtave të Njeriut, më 10 dhjetor, i janë dedikuar fushatës në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj dhunës me bazë gjinore dhe mobilizimit të njerëzve kudo që të sjellin ndryshime kundër kësaj dhune.
“Dhuna kundër grave kapërcen kufijtë dhe kulturat; një në tre gra përjeton dhunë me bazë gjinore gjatë jetës së saj. Fatkeqësisht, këto shifrja janë shtuar gjatë pandemisë,” tha John Barsa që ushtron detyrën e Zëvendës Administratorit të USAID-it.
“Partnerët e USAID-it kanë vënë re një rritje të dhunës kundër grave dhe vajzave ndërsa kufizimet nga pandemia pengojnë jetët dhe qasja ndaj ushqimeve dhe mallrave të përballueshme bëhet më e vështirë.”
Për një kohë të gjatë USAD-i e ka njohur rëndësinë e trajtimit të formave të ndryshme të dhunës që ndikon tek aftësia e grave për të përparuar dhe për të qënë të suksesshme.
“Gjatë administratës së Presidentit Trump, USAID ka zgjeruar partneritetin me organizata jo-qeveritare, grupe të grave, firma të sektorit privat, dhe institucione qeveritare për të zbatuar programe efektive për të rritur ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dëmshëm të dhunës ndaj grave,” tha zoti Barsa.
Për shembull, përmes Strategjisë së Shteteve të Bashkuara për Gratë Paqen dhe Sigurinë, programet e ndihmës humanitare nga USAID-i po punojnë për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi.
Që nga viti 2017, USAID-i ka mundësuar pjesmarrjen e rreth 70 mijë grave në proceset e ndërtimit të paqes dhe ka siguruar kujdes kritik, mbështetje psikologjike, ndihmë ligjore dhe ekonomike për rreth 6 milion të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore.
Por kjo është një betejë e gjatë me tatpjeta. Kjo për arsyen se dhuna me bazë gjinore bëhet një gjë “normale” brenda një shoqërie të caktuar, si rezultat i dështimit të komunitetit dhe qeverisë për të njohur dhe vlerësuar të drejtat e njeriut për gratë dhe vajzat.
Kjo është arsyeja pse thirrjet për veprim si fushata, “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” janë kaq të rëndësishme për të zhdukur dhunën me bazë gjinore. Këto fushata hedhin dritë mbi këtë fatkeqësi dhe mbi politikat dhe praktikat që lejojnë egzistencën e kësaj dhune.
“Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur në dhënien fund të dhunës kundër grave; zbutjen e efekteve të dëmshme të tij ndaj individëve, familjeve dhe komuniteteve; si dhe promovimi i të drejtave për të gjitë individët,” tha zoti Barsa i cili është ushtrues në detyrën e Zëvendës Administratorit të USAID-it.
“Gjatë këtyre 16 ditëve dhe çdo ditë, USAID-i punon pa ndërprerje në ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit të grave dhe vajzave në të gjithë botën.”