Accessibility links

Breaking News

Sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve të korruptuar të Nikaraguas


Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbajnë përgjegjës regjimin e Daniel Ortegës në Nikaragua duke demaskuar ata që shtypin vullnetin demokratik të popullit të atij vendi. Kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Marvin Ramiro Aguilar Garcias, Walmaro Antonio Gutierrez Mercados dhe Fidel de Jesus Dominguez Alvarezit. Të tre kanë mundësuar dhe përfituar nga regjimi i korruptuar i Nikaraguas.

Marvin Ramiro Aguilar Garcia është Nënkryetar i Gjykatës së Lartë, Sekretar Politik Kombëtar i Këshillit Sandinista të Drejtimit dhe anëtar i Këshillit për Administratën dhe Karrierën Gjyqësore në Gjykatën e Lartë në Nikaragua, i cili siguron që për postet kryesore të zgjidhen mbështetësit e regjimit. Si sekretar politik kombëtar, Aguilar këshillon drejtpërdrejt Presidentin Ortega dhe Nënpresidentin Rosario Murillo dhe thuhet se koordinon sulmet ndaj anëtarëve të opozitës pro-demokracisë.

Walmaro Antonio Gutierrez Mercado është deputet i Asamblesë Kombëtare dhe president i Komisionit të Ekonomisë dhe Buxhetit. Ai mbrojti publikisht ligjin e debatueshëm të agjentëve të huaj, i cili specifikon që individët dhe institucionet në Nikaragua që marrin fonde të huaja duhet të regjistrohen dhe të bëjnë raporte të hollësishme mujore në Ministrinë e Brendshme për aktivetetet e tyre. Ligji gjithashtu ndalon individë dhe subjekte të tillë të marrin pjesë në procesin politik të vendit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se "pret që ky ligj, i cili parashikon gjoba dhe sanksione të tjera ligjore për mospërputhje, do të përdoret për të kufizuar të drejtat civile dhe politike të individëve dhe organizatave të caktuara që qeveria arbitrarisht i konsideron si një kërcënim".

Fidel de Jesus Dominguez Alvarez, Shefi i Policisë Kombëtare të Nikaraguas në Leon, dyshohet të ketë drejtuar sulme ndaj shumë qytetarëve dhe gazetarëve të Nikaraguaa. Dominguez thuhet se drejtoi grabitjen e një stacioni të pavarur radioje dhe rrahjen e një gazetari nga zyrtarët e Policisë Kombëtare të Nikaraguas. Dominguez u raportua gjithashtu të jetë i përfshirë në abuzimin dhe rrahjen e një ish-deputeti të opozitës dhe kundërshtarëve të tjerë të Ortegës.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të nevojshme për të mbështetur popullin e Nikaraguas dhe për të bërë presion ndaj regjimit të Ortegës për të ndalur shtypjen, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të lejuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të rikthejnë demokracinë në Nikaragua.

XS
SM
MD
LG