Accessibility links

Breaking News

Inaugurimi i Joseph Biden më 20 janar


Në 20 Janar, Joseph Robinette Biden Jr do të bëjë betimin si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi të inaugurohet, ai do të jetë, në moshën 78 vjeç e 61 ditë, Presidenti më i moshuar deri më tani. Nënpresidentja e tij, ish senatorja Kamala Harris, do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë post, si dhe personi i parë me origjinë afrikano-amerikane dhe nga Azia Jugore.

Në të vërtetë, inaugurimi i Presidentit të 46-të do të jetë i pazakontë në shumë aspekte. Siç e kërkon tradita, Presidenti i zgjedhur Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris do të bëjnë betimet e tyre në anën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit me pamje nga Bulevardi Kombëtar. Siç është bërë traditë që nga viti 1981, të ftuarit e nderit dhe anëtarët e Kongresit në platformën e ndërtuar në shkallët e Kongresit. Por ndërsa në të kaluarën 200'000 ose më shumë bileta u janë dhënë senatorëve dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve për t'i shpërndarë mes zgjedhësve të tyre për të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të kufizimeve të COVID-19, këtë vit secili ligjvënës do të marrë vetëm një biletë shtesë. Jo më shumë se 3'000 njerëz do të lejohen në ambientet e Kapitolit.

Në të kaluarën, deri në 1.8 milionë qytetarë kanë ndjekur dhe festuan në ceremoninë dhe konfirmimin e udhëheqjes së re në Bulevardin Kombëtar. Por jo këtë vit. Sapo të përfundojë ceremonia e inaugurimit, 80 përqind e festimeve do të jenë virtuale: Këtu përfshihet parada e inaugurimit dhe një traditë që simbolizon transferimin paqësor të pushtetit, ku presidenti i ardhshëm vëzhgon një grup anëtarësh me uniformë të ushtrisë. Kjo është në përputhje me detyrën kryesore të Presidentit - për ta mbajtur popullin amerikan të sigurt, qoftë nga kërcënimet e jashtme, keqbërës të brendshëm, apo COVID-19.

Duke bërë betimin, Presidenti pohon besnikërinë e tij ndaj Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht nga ndjenjat e tij personale, besnikëria partiake apo bindjet fetare, ai ose ajo është i detyruar të ndjekë dispozitat e ligjeve themelore të Kushtetutës. Pasi të betohet, ai ose ajo është President i të gjithë amerikanëve kudo, pavarësisht se për kë votuan dhe nëse pajtohen apo jo me politikat e tij ose të saj. Nga inaugurimi dhe më tej, Presidenti zbaton moton kombëtare: E pluribus Unum që do të thotë se Amerika u formua si një vend i vetëm nga shumë shtete së bashku.

XS
SM
MD
LG