Accessibility links

Breaking News

Shtetet e Bashkuara dhe G7-a dënojnë arrestimin e Navalnit


Russia Navalny
Russia Navalny

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara së bashku me Ministrat e Jashtëm të G7-ës nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian", janë bashkuar në dënimin e arrestimit dhe ndalimit të motivuar politikisht ” të udhëheqësit të shquar të opozitës ruse Alexey Navalny.

Ministrat e Jashtëm të G7-ës bënë thirrje për lirimin e "menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të zotit Navalny, i cili u arrestua menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania. Në një deklaratë me shkrim, anëtarët e G7-ës shprehën gjithashtu shqetësim të thellë për “ndalimin e mijëra protestuesve paqësorë dhe gazetarëve, dhe i bënë thirrje Rusisë që t'i përmbahet detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të lirojë personat e ndaluar në mënyrë arbitrare për ushtrimin e së drejtës së tyre të grumbullimit paqësor më 23 janar”.

“Shtypja e dhunshme nga forcat e policisë e së drejtës së individëve për të shprehur mendimin e tyre është e papranueshme. Këto ngjarjet konfirmojnë një model negativ të tkurrjes së hapësirës për opozitën, shoqërinë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, dhe zërave të pavarur në Rusi, ”thuhet në deklaratën e G7-ës.

Zoti Navalny gati u vra në gusht të vitit 2020 në një përpjekje për ta helmuar duke përdorur agjentin nervor Novichok, një armë kimike e zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik. Ministrat e Jashtëm të G7-ës ritheksuan se “çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm dhe

shkel normat ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve të tilla. Ne . .i bëjmë përsëri thirrje autoriteteve ruse të hetojnë dhe të shpjegojnë me besueshmëri përdorimin e një arme kimike në vendin e tyre në dritën e detyrimeve të Rusisë sipas Konventës për Armët Kimike”.

Përdorimi i armëve kimike kundër një politikani opozitar, si dhe ndalimi i fundit i zotit Navalny minojnë më tej demokracinë, zërat e pavarur dhe pluralizmin politik në Rusi. G7-a i bën thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet e saj sipas Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe të garantojnë të drejtat që përcaktohen aty, përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes, për të gjithë individët brenda territorit dhe juridiksionit të saj.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre të G7-ës mbeten " të përkushtuar në zbatimin e Konventës të Armëve Kimike dhe në mbështetjen tonë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në Rusi, si dhe për të forcuar mbështetjen tonë për shoqërinë civile ruse. "

XS
SM
MD
LG