Accessibility links

Breaking News

SHBA pezullon marrëveshjet me vendet e Amerikës Qendrore për azilkërkuesit


A Guatemalan migrant and his son cross the Rio Grande natural border between El Paso, state of Texas, US, and Ciudad Juarez, Chihuahua state, Mexico in search of political asylum on January 26, 2021. (Photo by HERIKA MARTINEZ / AFP)
A Guatemalan migrant and his son cross the Rio Grande natural border between El Paso, state of Texas, US, and Ciudad Juarez, Chihuahua state, Mexico in search of political asylum on January 26, 2021. (Photo by HERIKA MARTINEZ / AFP)

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dhe kanë nisur procesin për t’i dhënë fund Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për Azilantët me qeveritë e El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit, hapat e parë në rrugën e një partneriteti dhe bashkëpunimi më të madh në rajon të parashtruar nga Presidenti Joe Biden.

Marrëveshja e nënshkruar me Guatemalën në vitin 2019, i lejoi Shtetet e Bashkuara të dërgonin azilkërkues nga El Salvador dhe Hondurasi që kishin kaluar kufirin jugor të SHBA-ve, të kërkonin fillimisht strehim në Guatemalë. Marrëveshje të ngjashme u nënshkruan me El Salvadorin dhe Hondurasin, por asnjëherë nuk u zbatuan.

Urdhri Ekzekutiv i 2 shkurtit synon krijimin e një kornize gjithëpërfshirëse rajonale për t’u dhënë përgjigje shkaqeve të migrimit, për të menaxhuar migracionin në të gjithë Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe për të siguruar një proces të sigurt dhe të rregullt për të azilkërkuesit në kufirin e Shteteve të Bashkuara.

"Për të qenë të qartë," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken përmes një deklarate, "këto veprime nuk do të thonë se kufiri i SHBA-ve është i hapur. Ndërsa jemi të angazhuar për të zgjeruar rrugët ligjore për t’u ofruar mbrojtje personave të rrezikuar si dhe ppr t’u dhënë mundësi këtu dhe në rajon, Shtetet e Bashkuara janë një vend me kufij dhe ligje që duhet të zbatohen". Ai shtoi se, "Ne jemi të përkushtuar gjithashtu të sigurojmë një proces të sigurt dhe të rregullt për kërkesat e atyre që arrijnë në kufirin tonë, por ata që përpiqen të imigrojnë në mënyrë të parregullt, rrezikojnë veten dhe familjet e tyre në një udhëtim shumë të rrezikshëm".

Administrata Biden beson se ka mënyra më të përshtatshme për të punuar me qeveritë partnere për të menaxhuar migrimin në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara do të bazohen në marrëdhëniet e forta dhe do të mbështesin përpjekjet e këtyre qeverive për t’u dhënë përgjigje faktorëve që i detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa u ngarkuar atyre barrë të panevojshme, veçanërisht ndërsa kërkojnë të mëkëmben nga pandemia e COVID-19.

"Strategjia jonë," tha sekretari Blinken, "do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për planet e tyre kombëtare nën Kornizën Gjithëpërfshirëse të Mbrojtjes dhe Zgjidhjeve Rajonale përmes partnerëve humanitarë ndërkombëtarë."

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të kërkuar zgjidhje për shkaqet themelore të zhvendosjes së detyruar dhe migrimit të parregullt, duke përfshirë luftimin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, duke përmbushur angazhimin e tyre për të mbrojtur refugjatët dhe duke punuar me partnerët për të promovuar mundësi dhe prosperitet për njerëzit dhe komunitetet në mbarë rajonin.

XS
SM
MD
LG