Accessibility links

Breaking News

Reforma gjithëpërfshirëse e imigracionit do të kërkojë kohë


Komenti në vazhdim pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar që të kenë kufi të sigurt, të rregullt dhe me standarte kur bëhet fjalë për çështjet e migracionit. "Ne jemi duke punuar për këtë çështje në një numër frontesh", tha kohët e fundit Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë për shtyp.

“Së pari, ne duhet të adresojmë disa nga shkaqet themelore të migrimit, veçanërisht nga vendet e Trekëndëshit Verior - Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori", tha Sekretari Blinken.

"Kjo do të thotë të punojmë me ato vende, të punojmë me Meksikën, për të adresuar me kohë disa nga faktorët nxitës të migracionit, duke përfshirë pasigurinë, mungesën e mundësive, korrupsionin dhe gjëra të tjera që i bëjnë njerëzit të marrin atë vendim tepër të vështirë për të lënë pas gjithçka që kanë, duke bërë një udhëtim shumë të rrezikshëm në një vend ku mund ose nuk mund të mirëpriten apo të pranohen. "

Mënyra për t'u përballur me këtë sfidë është t'u japim njerëzve shpresë dhe mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet në vendet e tyre, tha sekretari Blinken.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mënyra për ta bërë procesin e azilit të sigurt dhe me standarte. Presidenti Joe Biden po kërkon të vendosë mënyra për të procesuar edhe një herë kërkesat e azilit në Shtetet e Bashkuara.

"Ne po shohim gjithashtu mundësinë e mënyrave për t'u siguruar që të shqyrtojmë kërkesat për azil në vendet nga vijnë këta njerëz," tha sekretari Blinken. Por kjo do kohë për t’u vendosur. Deri atëherë, sekretari Blinken paralajmëroi imigrantët të presin:

“Tani nuk është koha të përpiqeni të vini në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni në programin e Protokollit të Mbrojtjes së Migrantëve dhe jeni në atë proces, tani ekziston një proces i qartë për t'u rishikuar dhe për t’u marë në konsideratë; por nëse jo, atje - nuk është koha për të ardhur dhe as koha për të bërë një udhëtim të rrezikshëm, sepse nuk do të jeni në gjendje të hyni në Shtetet e Bashkuara".

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zgjidhur shkaqet e migracionit në rrënjët e tyre dhe për të zbatuar politika që janë të sigurta dhe njerëzore.

XS
SM
MD
LG