Accessibility links

Breaking News

Rusia sanksionohet për helmimin e Navalnit


A screenshot of an Instagram post, showing an undated photo of Alexei Navalny in an unknown location
A screenshot of an Instagram post, showing an undated photo of Alexei Navalny in an unknown location

Më 20 gusht të vitit 2020, aktivisti rus i anti-korrupsionit dhe kritiku i Presidentit Vladimir Putin, Aleksey Navalny u sëmur rëndë gjatë një fluturimi brenda Rusisë. Ndërsa u shërua në një spital gjerman, testet e toksikologjisë të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi dhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike treguan se Navalny ishte helmuar me një formë të agjentit nervor Noviçok. Me shërimin e tij në janar të vitit 2021, ai u kthye në Rusi ku u arrestua menjëherë, u gjykua dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie, nën pretendimin se kishte shkelur lirimin me kusht nga një dënim i motivuar politikisht në vitin 2014.

Më 2 mars, Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë ku thuhej se Sekretari Antony Blinken "vendosi e qeveria e Federatës Ruse ka përdorur një armë kimike kundër shtetasve të saj, në shkelje të Konventës së Armëve Kimike". Në përgjigje të kësaj, Shtetet e Bashkuara, së bashku me Bashkimin Evropian, po vendosin sanksione ndaj Rusisë.

"Shtetet e Bashkuara bashkohen me Bashkimin Evropian në dënimin dhe përgjigjen ndaj përdorimit të një arme kimike nga Federata Ruse në përpjekje për vrasjen e figurës të opozitës ruse Aleksey Navalny në gusht të viti 2020 dhe burgosjen e tij pasuese në janar të vitit 2021," tha Sekretari Blinken në një deklaratë me shkrim. "Ne ndajmë shqetësimet e BE-së në lidhje me thellimin e autoritarizmit në Rusi dhe mirëpresim vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione mbi Rusinë bazuar në autoritetin e ri global për të drejtat e njeriut."

Departamenti i Shtetit po zgjeron sanksionet ekzistuese të vendosura fillimisht ndaj Rusisë pas sulmit të saj me Noviçok kundër Sergei Skripal në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018. Po ashtu, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shtetit po sanksionojnë individë dhe subjekte të shumta ruse të lidhura me programin e armëve kimike të Federatës Ruse dhe sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës. Rusia gjithashtu do të shtohet në listën e vendeve ndaj të cilave nuk lejohet eksporti i mallrave dhe shërbimeve të mbrojtjes.

"Qeveria amerikane ka ushtruar autoritetet e saj për të dërguar një sinjal të qartë se përdorimi i armëve kimike dhe abuzimi i të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë kanë pasoja të rënda. Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm dhe bie ndesh me normat ndërkombëtare,” tha sekretari Blinken.

"Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë cilësuar ofensivën ligjore kundër zotit Navalny si të motivuar politikisht, një vlerësim që ndahet edhe nga partnerët tanë të G7-ës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne përsërisim thirrjen tonë për qeverinë ruse që të lirojë menjëherë dhe pa kushte zotin Navalny".

XS
SM
MD
LG