Accessibility links

Breaking News

10 vjet shkatërrime në Siri


Civilians carry a young victim at the scene of an explosion in the town of Azaz in the rebel-controlled northern countryside of Syria's Aleppo province,on January 31, 2021.
Civilians carry a young victim at the scene of an explosion in the town of Azaz in the rebel-controlled northern countryside of Syria's Aleppo province,on January 31, 2021.

Dhjetë vjet më parë, populli sirian në mënyrë paqësore doli në rrugë duke bërë thirrje për t'i dhënë fund korrupsionit qeveritar dhe për respektimin e të drejtave të njeriut. Aspiratat e tyre legjitime u shtypën me dhunë nga regjimi i Asadit ndërsa forcat ushtarake qëlluan mbi protestuesit paqësorë, pro-demokracisë.

Gjatë 10 viteve të fundit, qindra mijëra sirianë janë vrarë, mbi 100,000 janë burgosur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

"Është e pamundur të matet plotësisht shkalla e shkatërrimit në Siri," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, "por populli sirian ka provuar disa nga krimet më të mëdha që bota ka parë këtë shekull". Regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike, bomba thërrmuese, vrasje pa gjyq, ndalime arbitrare, tortura dhe përdorimin e fëmijëve në konflikt.

Sekretari i Përgjithshëm Guterres tha se OKB-ja do të vazhdojë të ndjekë një zgjidhje politike të negociuar në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit, e cila miraton një hartë drejtuese për një tranzicion politik që përfshin një armëpushim, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe lirimin e sirianëve të ndaluar në mënyrë arbitrare.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbeten të përkushtuara për një zgjidhje politike të krizës. Në përvjetorin e dhjetë të fillimit të kryengritjes në Siri, Sekretari i amerikan i Shtetit, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar "të gjallërojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore e cila mbron të drejtat dhe prosperitetin e ardhshëm të të gjithë sirianëve, duke u bazuar në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

"Përparimi i qartë drejt një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfundimi i shtypjes ndaj popullit Sirian janë thelbësore," thuhet në deklaratë. "Ne nuk mund të lejojmë që kjo tragjedi të zgjasë për një dekadë tjetër".

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price vuri në dukje se Bashar al-Assadi ka qenë ai që ka sjellë vuajtjet dhe katastrofën humanitare në Siri. “Ai nuk ka bërë absolutisht asgjë për të rimarrë legjitimitetin që e ka humbur përmes trajtimit brutal të popullit të tij. Nuk mund të diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve me SH.B.A.-së së shpejti, ”tha ai.

"Për të patur një zgjidhje të qëndrueshme të këtij konflikti, qeveria siriane duhet të ndryshojë sjelljen e saj," deklaroi zëdhënësi Price. Ndërkohë, tha ai, "Ne do të kërkojmë të mbështesim përmirësimin e gjendjes humanitare të popullit sirian ndërsa kërkojmë një zgjidhje politike që do t'i japë fund vuajtjeve të tyre."

XS
SM
MD
LG