Accessibility links

Breaking News

Rusia duhet të ul tensionet me Ukrainën


Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy visits positions of armed forces near the frontline with Russian-backed separatists in Donbass region, Ukraine April 9, 2021.
Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy visits positions of armed forces near the frontline with Russian-backed separatists in Donbass region, Ukraine April 9, 2021.

Tensionet po shtohen përgjatë kufirit lindor të Ukrainës ndërsa

Rusia dislokoi javët e fundit mijëra trupa luftarake në kufirin që e ndan atë

me Ukrainën. Ishte grumbullimi më i madh i trupave ruse që nga pushtimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Sipas qeverisë së Ukrainës, deri në 14,000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit shtatë-vjeçar. Më 22 prill, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se trupat do të tërhiqeshin në maj, por deri sot në atë zonç vazhdon të jetë grumbullimi më i madh i trupave që nga viti 2014.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një takim të fundit me

Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përsëriti se Shtetet e Bashkuara "mbështesin fuqimisht sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Kjo është "veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur fatkeqësisht po shohim

se Rusia po ndërmerr veprime shumë provokuese ndaj Ukrainës, ”tha sekretari Blinken.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që "të ndalë dislokimin e trupave ushtarake në dhe përreth Ukrainës, të ndalë

provokimet dhe të ul menjëherë tensionet”.

Sekretari Blinken vuri në dukje se aleanca e NATO-s po shqyrton ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar përfundimisht në aleancën mbrojtëse. Ai konfirmoi se Ukraina ka ndërmarë hapa "shumë të rëndësishëm" për "forcimin e institucioneve të saj demokratike, për të avancuar systemin e sundimit të ligjit, për të kryer reformat ë rëndësishme ekonomike, të gjitha këto kritike për anëtarësimin në NATO – dhe për të ardhmen e Ukrainës në rrugën e saj drejt integrimit në institucionet Euro-Atlantike”.

Në një telefonatë kohët e fundit me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti Joe Biden konfirmoi "angazhimin e tij të palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”. Presidenti gjithashtu "shprehu shqetësime në lidhje me dislokimin e papritur ushtarak të trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe në kufijtë e Ukrainës, dhe i bëri thirrje Rusisë për të ulur tensionet”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden riafirmoi synimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat amerikane dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Zoti Biden tha të martën se Shtëpia e Bardhë ende po punon për planifikimin e takimit.

XS
SM
MD
LG