Ka kaluar një vit që kur Republika Popullore e Kinës, RPK, filloi zbatimin e Ligjit të Sigurisë Kombëtare në Hong Kong. Ky ligj dhe ndryshimet e tjera legjislative të bëra së fundmi janë pjesë e një përpjekje më të madhe nga Pekini për të zvogëluar hapësirën e lirive të garantuara në Deklaratën e Përbashkët Sino-Britanike dhe Ligjin Themelor. Ligji i Sigurisë Kombëtare ka rezultuar në një përkeqësim të mëtejshëm të të drejtave të njeriut në Hong Kong.
Në një deklaratë në përvjetorin e parë të Ligjit të Sigurisë Kombëtare, Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken vuri në dukje se që kur filluan protestat në vitin 2019, autoritetet lokale kanë arrestuar mijëra vetë që kanë folur kundër politikave të qeverisë me të cilat ata nuk pajtohen; gazetarët janë arrestuar për kryerjen e detyrës së tyre; dhe autoritetet e Hong Kongut kanë zhvilluar një fushatë të vazhdueshme dhe të motivuar politikisht kundër shtypit të lirë.
"Pekini ka hequr dorë nga reputacioni i Hong Kongut për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe që respekton liritë individuale dhe ka shkelur premtimin e tij për të lënë të pandryshuar për 50 vjet, një shkallë të lartë të autonomisë së Hong Kongut" tha Sekretari Blinken.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa kundër shtypjes dhe kontrollit të institucioneve dhe proceseve demokratike të Hong Kongut nga ana e Pekinit. Departamenti i Shtetit ka vendosur sanksione kundër shtatë zyrtarëve të RKP-së zëvendës drejtorëve të Zyrës Ndërlidhëse të Qeverisë Qendrore të Popullit të Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut, platforma kryesore e RPK-së për të projektuar ndikimin e saj në Hong Kong. Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë pasuritë e tyre pasi ata kanë minuar autonominë e Hong Kongut.
Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit, ai i Thesarit, Sigurisë Kombëtare dhe Tregtisë lëshuan një udhëzim ku paralajmërohen bizneset amerikane në lidhje me rreziqet e shfaqura në operacionet dhe aktivitetet e tyre për shkak të Ligjit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimeve të tjera legjislative në Hong Kong që minojnë shtetin ligjor.
"Zhvillimet gjatë vitit të kaluar në Hong Kong paraqesin rreziqe të qarta operacionale, financiare, ligjore dhe për reputacionin e firmave shumëkombëshe," thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit. Rreziqet përfshijnë mbikëqyrje të mundshme elektronike dhe mungesë të privatësisë së të dhënave; qasje të reduktuar në informacion; hakmarrje të mundshme kundër kompanive për pajtueshmërinë e tyre me sanksionet amerikane; dhe arrestimin e mundshëm të individëve që bëjnë biznes në Hong Kong sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare.
Sekretari Blinken tha në një postim në Twitter se sanksionet e reja kundër zyrtarëve të RPK- së dhe këshilltarëve të biznesit tregojnë se Shtetet e Bashkuara "do të vazhdojnë të flasin hapur për Hong Kong dhe të nxisin përgjegjësinë për premtimet e shkeluara dhe veprimet shtypëse të Pekinit".