Accessibility links

Breaking News

Guatemala duhet të luftojë korrupsionin


Shtetet e Bashkuara po ndërpresin bashkëpunimin në disa drejtime me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Guatemalës në përgjigje të shkarkimit nga detyra të prokurorit të saj kryesor anti-korrupsion.

Vendimi i Prokurores së Përgjithshme të Guatemalës María Consuelo Porras për të hequr Prokurorin e Posaçëm kundër Mosndëshkimit, ose FECI, Juan Francisco Sandoval tregon një "mungesë angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe proceseve të pavarura gjyqësore dhe prokuroriale", tha Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter.

"Si rezultat, ne kemi humbur besimin tek prokurorja e përgjithshme dhe vendimet e zyrës së saj – si edhe tek synimi i tyre për të bashkëpunuar me qeverinë amerikane dhe për të luftuar korrupsionin."

Zëdhënësja Porter shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuare "nga implikimet e këtij vendimi për sundimin e ligjit dhe

stabiliteti rajonal. "

Zoti Sandoval, i cili u shkarkua më 23 korrik, u largua nga Guatemala po atë ditë. Protestat në Guatemalë kanë kërkuar dorëheqjen e Prokurores së Përgjithshme Porras.

Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në nivelet më të larta të Qeverisë së Guatemalës pikëpamjen e tyre se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për objektivat e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e mundësive ekonomike dhe adresimin e shkaqeve rrënjësore të migrimit të parregullt. Zëdhënësja Porter theksoi se "mesazhi është dhënë në mënyrë të vazhdueshme, pa ekuivokim, nga ambasadori ynë në Guatemalë dhe gjatë vizitave të fundit të zyrtarëve të nivelit të lartë të qeverisë amerikane që riafirmuan partneritetin e dy kombeve tona, përfshirë vizitat e nënpresidentes Kamala Harris, Administratores së USAID -it Samantha Power, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe të dërguarit të posaçëm për Trekëndëshin Verior Ricardo Zúniga. "

Si rezultat i veprimeve të prokurores së përgjithshme, qeveria amerikane po ndalon përkohësisht një bashkëpunim programor me Ministrinë Publike ndërsa kryen një rishikim të ndihmës amerikane. Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër hapat shtesë që do të minonin sundimin e ligjit ose pavarësinë e gjyqësorit në Guatemalë.

XS
SM
MD
LG