Accessibility links

Breaking News

Provat me raketa balistike të Koresë së Veriut përbëjnë kërcënim


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Në shtator, Republika Popullore Demokratike e Koresë kreu një seri provash me raketa, përfshi hedhjen e raketave balistike në brigjet lindore, prova e parë me një raketë balistike e bërë nga Pheniani gjatë gjashtë muajve të fundit.

Shtetet e Bashkuara i dënuan provat me raketa. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha, “lëshimi i rakektave shkel disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ne e dimë se përbëjnë një kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”.

Sekretari i shtypit për Pentagonin John Kirby deklaroi se,“këto aktivitete theksojnë ndikimin destabilizues të programit të paligjshëm të armëve të RPDK-së” dhe përsëriti “angazhimin e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara

Për të mbrojtur Republikën e Koresë dhe Japoninë.

Negociatat bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe RPDK-së kanë ngecur që nga viti 2019, por administrate Biden e ka bërë të qartë dëshirën e saj për të rigjallëruar bisedimet.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Price tha, “Ne jemi të angazhuar ndaj parimit se dialogu do të na lejojë të ndjekim objektivin tonë përfundimtar që është thjesht denuklearizimi i Gadishullit Korean. Ne nuk kemi asnjë synim armiqësor drejt RPDK-së”, deklaroi ai. “Ajo që kërkojmë të bëjmë është të pakësojmë rrezikun ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë në rajon, dhe këtu përfshihen Republika e Koresë dhe Japonia dhe ne mendojmë se mund ta arrijmë këtë përmes diplomacisë”.

Ka pasur një seri aktivitetesh diplomatike kohët e fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në rajon që kanë patur në axhendë Korenë e Veriut. Në

në mes të shtatorit, Përfaqësuesi Special amerikan për Korenë e Veriut,

Ambasadori Sung Kim udhëtoi në Tokio dhe u takua me zyrtarë të lartë nga Japonia dhe Republika e Koresë ku diskutoi, mes çështjeve të tjera,

aktivitetet e RPDK -së. Ministrat e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Koresë u takuan gjithashtu në Seul vetëm disa ditë pasi RPDK testoi raketën e saj me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Price i citoi këto takime si komponentë të rëndësishëm të angazhimin dhe diplomacisë që Shtetet e Bashkuara besojnë se do të çojë në një qëllim të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në rajon: “përparimin kuptimplotë në rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean. "

XS
SM
MD
LG