Accessibility links

Breaking News

Një hap përpara me Angazhimin Global të Metanit


Asap mengepul dari cerobong pembangkit listrik tenaga batu bara E.ON di Gelsenkirchen, Jerman. (Foto: AP/Martin Meissner)
Asap mengepul dari cerobong pembangkit listrik tenaga batu bara E.ON di Gelsenkirchen, Jerman. (Foto: AP/Martin Meissner)

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nisur një angazhim global për të zvogëluar ndjeshëm emetimet e gazit të metanit deri në fund të dekadës, tha Presidenti Joe Biden në mes të shtatorit në Forumin e Ekonomive të Mëdha, një takim virtual i nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike.

"Ne po punojmë me Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë për të nisur nismën e Angazhimit Global të Metanit, për të zvogëluar deri në vitin 2030 emetimet globale të gazit të metanit me të paktën 30 për qind nën nivelet e vitit 2020.

Kjo jo vetëm që do të zvogëlojë shpejtësinë e ngrohjes globale, por gjithashtu do të japë një përfitim anësor shumë të vlefshëm, siç është përmirësimin e shëndetit publik dhe të prodhimit bujqësor", tha presidenti Biden.

Metani është një gaz që shkakton efektin serë që kontribuon në gati gjysmën e rritjes neto prej 1.0 gradë Celsius të temperaturës mesatare globale që nga periudha para-industriale. Ai nuk është aq i pranishëm në atmosferën tonë sa dioksidi i karbonit, por është shumë më I dëmshëm në ngrohjen e planetit. Dhe si përgjegjës për nivelin toksik të ozonit, është gjithashtu një kërcënim për shëndetin publik dhe produktivitetin bujqësor. Ai shkakton probleme të frymëmarrjes siç është astma tek fëmijët, infeksione në rrugët e frymëmarrjes dhe çrregullime kronike pulmonare, madje përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare. Metani gjithashtu shkakton çdo vit humbje të mëdha të të korrave në të gjithë botën.

Por si përbërësi kryesor i gazit natyror që përdoret për ngrohje dhe gatim, metani është gjithashtu i vlefshëm. Fitimet nga gazi i metanit që nxirret nga landfilldet dhe mbeturinat e kalbura bujqësore, rrjedhjet në gazsjellësa apo emetimet industriale, mund të paguajnë për përpjekjet dhe investimet në teknologjinë e nevojshme për ta eleminuar atë.

Vendet që përbëjnë gati gjysmën e ekonomisë globale, përfshirë gjashtë nga 10 emetuesit kryesorë të metanit, tashmë kanë treguar mbështetje për Angazhimin Global për Metanin.

Por kjo nuk mjafton. Vendet mund të kenë nivele të ndryshme të emetimit të metanit dhe reduktimit potencial të tij, por të gjitha mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët global përmes reduktimit shtesë të metanit në secilin vend dhe veprimeve bashkëpunuese ndërkombëtare.

"Ne jemi duke shtuar mbështetjen për të ndihmuar vendet në zhvillim të bashkohen dhe të zotohen për të bërë diçka domethënëse, të angazhohen dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi", tha Presidenti Biden.

"Ne kemi ndërmarrë tashmë hapa të rëndësishëm brenda vendit për t’i trajtuar këto emetime dhe për të krijuar vende pune me pagesë të mirë për të mbyllur rrjedhjet dhe puset e braktisura të gazit". "Ne besojmë se qëllimi i përbashkët është ambicioz, por realist. Dhe ju nxisim që të bashkoheni me ne në këtë angazhim", tha presidenti.

XS
SM
MD
LG