Hezbollahu kërkon të abuzojë me sistemin financiar ndërkombëtar duke përdorur rrjetet globale të financuesve dhe kompanive kryesore për të mbështetur aktivitetin e tij armiqësor. Për t’i dhënë fund kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe Katari kanë ndërmarrë veprime të koordinuara kundër një rrjeti të madh financiar të Hezbollahut me seli në Gjirin Persik.
Ali Reda Hassan al-Banai, Ali Reda al-Qassabi Lari dhe Abd al-Muayyid al-Banai, janë etiketuar si Terroristë Globalë të Përcaktuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 13224, për mbështetjen e tyre ndaj Hezbollahut. Ali al-Banai dhe Lari dërguan dhjetëra miliona dollarë për organizatën terroriste përmes sistemeve financiare dhe korrierëve të posaçëm. Të dy ata takoheshin rregullisht me zyrtarët e Hezbollahut gjatë udhëtimeve të tyre në Liban dhe Iran. Ali al-Banai dhe vëllai i tij Abd al-Muayyid mbanin llogari të përbashkëta në disa banka, transferuan fonde tek Hezbollahu deri në fund të vitit 2020 dhe mbajtën lidhje me bashkëpunëtorët e lartë të grupit.
Abd al-Rahman Abd al-Nabi Shams, Yahya Muhammad al-Abd-al-Muhsin, Majdi Fa'iz al-Ustadz dhe Sulaiman al-Banai janë etiketuar si terroristë për ndihmën materiale, sponsorizimin ose sigurimin financiar, material, apo mbështetje teknologjike, për mallra ose shërbime dhe për mbështetje të Ali al-Banait.
Për më tepër, kompania AlDar Properties me bazë në Katar është përcaktuar në bazë të urdhërit ekzekutiv pasi është në zotërim, kontrollohet ose drejtohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Sulaiman al-Banai.
Kz është një nga veprimet më të rëndësishme të koordinuara të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë me një partner të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit deri më tani dhe nënvizon bashkëpunimin e gjerë në luftën kundër financave të terrorizmit. Shtetet e Bashkuara e caktuan Hezbollahun si një Organizatë Terroriste të Huaj në vitin 1997 dhe si një Organizatë Terroriste Globale në vitin 2001. Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit e etiketoi Hezbollahun si një organizatë terroriste në vitin 2016.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerët, siç është qeveria e Katarit, për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare ndërkombëtare nga abuzimi terrorist. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Bahreinit ka ngrirë llogaritë bankare të njërit prej individëve të etiketuar, Abd al-Rahman Abd al-Nabi Shams, dhe i ka referuar tre persona në zyrën e prokurorit.
"Ka një njohje ndërkombëtare në rritje për natyrën e vërtetë të Hezbollahut, me 14 vende në Evropë dhe Amerikën Jugore dhe Qendrore që po ndërmarrin hapa të rëndësishëm për të caktuar, kufizuar ose ndaluar Hezbollahun në vitet e fundit," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken. "Ne i bëjmë thirrje qeverive të tjera të ndjekin këtë shembull".