Përhapja e shpejtë e COVID-19 tregoi qartë se sëmundja infektive mund të jetë një kërcënim kudo. Në botën e sotme të ndërlidhur, një patogjen mund të udhëtojë anembanë globit në qytetet kryesore brenda disa orësh. Siç e pamë me COVID-19, kjo do të thotë se kur shfaqet një sëmundje vdekjeprurëse, ajo mund të përhapet në të gjithë botën brenda një kohe të shkurtër.
"Gjatë dy viteve të fundit, bota ka mësuar përmes vështirësive dhe tragjedisë se sa i rrezikshëm dhe shkatërrues mund të jetë një kërcënim për sigurinë tonë shëndetësore globale", tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.
"Kjo është arsyeja pse administrata Biden-Harris e ka vendosur sigurinë shëndetësore globale në krye të planit tonë të punës për sigurinë kombëtare - për të mposhtur këtë pandemi dhe për të investuar në forcimin e sistemeve shëndetësore në mbarë botën".
Parandalimi, zbulimi dhe reagimi janë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo sëmundje infektive. Kjo është arsyeja pse, në vitin 2014, një grup prej 44 vendesh dhe organizatash ndërkombëtare, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, nisën Axhendën Globale të Sigurisë Shëndetësore, ose GHSA, një përpjekje pesëvjeçare për të përmirësuar aftësitë e vendeve në zhvillim për të përballuar sëmundjet infektive.
Në vitin fiskal 2020, qeveria amerikane siguroi më shumë se 480 milionë dollarë për të avancuar punën e GHSA-së në vendet partnere dhe gati 610 milionë dollarë për vitin 2021. Sipas raportit vjetor më të fundit të Axhendës Globale të Sigurisë Shëndetësore, i cili u publikua në mes të tetorit, këto burime shfrytëzuan përfitimet e kapaciteteve të sigurisë shëndetësore në vendet partnere nga SHBA-të të arritura përmes investimeve tç mëparshme prej më shumë se 2 miliardë dollarësh që nga viti 2015. Fondet shkuan për të ndihmuar përpjekjet e vendeve partnere për të zbuluar me shpejtësi dhe për t'iu përgjigjur efektivisht shpërthimeve të sëmundjeve infektive, duke përfshirë sëmundjen e virusit COVID-19 dhe Ebola, dhe për të parandaluar shpërthimet e shmangshme.
“Kjo Administratë është e përkushtuar për të mbështetur dhe forcuar GHSA-në në vitet në vijim dhe ne do të vazhdojmë të përdorim investimet dhe ekspertizën teknike të vendit tonë partner për të ndihmuar në arritjen e objektivit të GHSA-së”, tha zoti Sullivan.
“Përmirësimi i aftësive të vendeve individuale dhe kapaciteti ynë i përbashkët për të përballuar kërcënimet e sëmundjeve infektive nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm…. Ne mund të investojmë për të shpëtuar jetë tani dhe për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe të shëndetshme. GHSA-ja është një pjesë jetike e kësaj pune”.