Krishtlindja, që shënohet më 25 dhjetor, një nga festat më të rëndësishme të krishtërimit, feston lindjen e Jezu Krishtit, që besimtarët e njohin si Birin e Perëndisë. Termi Krishtlindje është, një ritual adhurimi i Kishës Katolike Romake.
Data është mjaft problematike sepse nuk ka të dhëna për datën e saktë të lindjes së Jezusit. 25 dhjetori u zgjodh mbi 200 vjet pas periudhës së Krishtit nga një klerik i krishterë. U desh edhe një shekull që data të pranohej nga hierarkia e krishterë. Ka shumë mundësi që kjo datë u konsiderua e pranueshme sepse përkoi me festimet e shumta të solsticit dimëror, veçanërisht me festimet romake të Saturnalisë dhe "dies solis invicti nati", ose Ditën e Lindjes së Diellit të Zotit.
Data e parë e regjistruar e kremtimit të Krishtlindjeve më 25 dhjetor ishte në vitin 336 të epokës sonë, gjatë kohës së Konstandinit, perandorit të parë romak të krishterë.
Shumë ka ndryshuar gjatë shekujve që pasuan dhe shumë zakone janë harruar, ndërsa të tjera që ne i lidhim tani me Krishtlindjet fituan popullaritet. Dhënia e dhuratave për miqtë dhe familjen daton vetëm në shekullin e 15-të, ndërsa dekorimi i pemëve me gjelbërim të përhershëm përmendet për herë të parë në 1605. Pemët e Krishtlindjeve siç i njohim ne sot nuk u bënë traditë deri rreth 200 vjet më parë.
Nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindjet ishin zgjeruar përtej zakoneve fetare për t'u bërë një festë familjare laike, e respektuar si nga të krishterët ashtu edhe nga jo të krishterët. Sot, Krishtlindjet festohen nga miliarda njerëz në mbarë globin, pjesërisht sepse janë një festë e dashur nga fëmijët. Tradita liturgjike, kremtimi i lindjes së Fëmijës Jezus është ende duke u respektuar, por theksi tani është shpesh tek familja, tek rilidhja me të afërmit dhe tek festimi me miqtë, tek dhurimi jo vetëm për ata që duam, por edhe për ata që kanë nevojë. Dhe çudia në sytë e më të rinjve na kujton se Krishtlindjet janë, siç kanë qenë gjithmonë, një kohë ripërtëritjeje dhe shprese, gëzimi dhe optimizmi për vitin e ardhshëm.