Accessibility links

Breaking News

Natoja nuk do të heq dorë nga politika e saj e dyerve të hapura


Secretary of State Antony Blinken (L) and NATO Secretary General Jens Stoltenberg
Secretary of State Antony Blinken (L) and NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Përballë grumbullimit masiv ushtarak të Rusisë pranë kufirit të saj me Ukrainën, dhe gjatë diskutimeve diplomatike midis Rusisë dhe anëtarëve të aleancës transatlantike për të tentuar të ulej përshkallëzimi i krizës, një çështje e mosmarrëveshjeve të ashpra është mundësia e Ukrainës -- dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore – për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

“Është shumë e rëndësishme që Ukraina të mos mund të anëtarësohet kurrë në NATO në të ardhmen”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pas përfundimit të Dialogut dypalësh të Stabilitetit Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. As Ukraina dhe as Gjeorgjia nuk duhet të bëhen anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Për Zëvendës Sekretaren amerikane të Shtetit Wendy Sherman, e cila kryesoi delegacionin amerikan, kjo çështje nuk është produktive: “Ne nuk do të lejojmë askënd të mbyllë politikën e NATO-s 'Dyert e Hapura', e cila ka qenë gjithmonë qendrore për Aleancën e NATO-s. tha ajo pas takimit. “Ne ishim të qartë: ne nuk marrim vendime për vendet e tjera. Ne nuk do të pajtohemi që ndonjë vend të ketë të drejtën e vetos ndaj ndonjë vendi tjetër kur bëhet fjalë për të qenë pjesë e Aleancës së NATO-s.”

Duke folur me gazetarët përpara serisë së diskutimeve diplomatike të javës së kaluar, Sekretari i Shtetit Antony Blinken e quajti përpjekjen e Rusisë për të kufizuar zgjerimin e NATO-s pjesë të një "historie të rreme".

“NATO nuk ka premtuar kurrë se nuk do të pranojë anëtarë të rinj,” tha ai. ‘Politika e dyerve të hapura’ ishte një dispozitë thelbësore e Traktatit të Atlantikut të Veriut të vitit 1949 që themeloi NATO-n. . . . Anëtarësimi në Aleancë ka qenë gjithmonë një vendim midis NATO-s dhe vendeve që aspirojnë t'i përkasin - askujt tjetër.

Sekretari Blinken shtoi se në Kartën e Stambollit për Sigurinë Evropiane të nënshkruar në vitin 1999, "Vetë Rusia pohoi të drejtën e vendeve për të zgjedhur ose ndryshuar formatimet e sigurisë që kanë, duke përfshirë aleancat".

Sekretari Blinken vuri në dukje se "Rusia tani po kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja të nënshkruajnë traktate për të tërhequr forcat e NATO-s të stacionuara në territorin e aleatëve në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe për të ndaluar Ukrainën që të anëtarësohet ndonjëherë në NATO".

Gjatë një interviste të fundit televizive, Sekretari Blinken tha se një nga objektivat e presidentit rus Vladimir Putin “është të riushtrojë një sferë ndikimi mbi vendet që më parë ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. . . Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai. “Kjo ishte një recetë për paqëndrueshmëri, një recetë për konflikt, një recetë që çoi në luftëra botërore. Ne nuk do të kthehemi tek ajo.”

XS
SM
MD
LG