Accessibility links

Breaking News

Sanksionet amerikane mbi aktorët e korrupsionit në Bosnje dhe Hercegovinë


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Në fillim të janarit, Departamenti amerikan i Shtetit përcaktoi publikisht për përfshirje në afera të mëdha korruptive ish Presidentin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, Milan Tegeltija dhe Presidentin e partisë Lëvizja Demokratike për Veprim (PDA) dhe përfaqësuesin e Asamblesë së Përgjithshme, Mirsad Kukiç.

Përcaktimi i zotit Tegeltija dhe zotit Kukiç u ndalon atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucione demokratike dhe proceset e qeverisjes së tyre si dhe paqen dhe të ardhmen e qytetarëve të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Përcaktimi i zotit Kukiç dhe zotit Tegeltija është bërë në kuadër të Ligjit të Ndarjeve Buxhetore për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të vitit 2021, të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ka arsye të besueshme se në kuadër të autoritetit të tij si President i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, zoti Tegeltija ka përdorur ndikimin politik dhe fuqinë e tij për të përfituar në këmbim të ndërhyrjes në një proces gjyqësor.

Përveç kësaj, ai ka manipuluar me emërimet në sistemin e drejtësisë dhe poste të tjera publike.

Në cilësinë e tij zyrtare si menaxher i minierës publike Banovici, zoti Kukiç shpërdoroi fondet publike për përfitime personale dhe si Përfaqësues i Asamblesë Parlamentare ai ka ndërhyrë në marrjen e vendimeve dhe emërimet për përfitime politike.

Përveç zotit Tegeltija dhe zotit Kukiç, Departamenti amerikan i Shtetit ka përcaktuar edhe gruan e zotit Tegeltija, Tijana Tegeltija.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara gjtihashtu ka ndërmarrë veprime kundër zotit Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, në kundërpërgjigje për aktivitetet e tij korruptive dhe veprimet destabilizuese. Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, ose OFAC, vendosi sanksione ekonomike mbi zotin Dodik, në përputhje me Rregullin Ekzekutiv 14033, sikur edhe ndaj një agjencie mediatike që kontrollohet nga ai.

“Alternativna Televizija d.o.o Banja Luka” është me bazë në Banja Llukë të Republikës Serbe, dhe është në pronësi private nga një kompani e afërt e lidhur me familjen e zotit Dodik. Megjithatë, vetë zoti Dodik personalisht ushtron kontroll mbi ATV në prapaskenë, si për shembull duke kërkuar miratimin personal për materialet që lidhen me tema të ndjeshme politike.

Së bashku, këto përcaktime rikonfirmojnë vendosmërinë e ShBA-së mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës, institucioneve demokratike për sundimin e ligjit dhe të ardhmes së qytetarëve të vendit. Qeveria amerikane do të vazhdojë përdorimin e mjeteve të duhura për të adresuar korrupsionin dhe paqëndrueshmërinë në Ballkan. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se ShBA “do të vazhdojë të përdorë autoritetin e duhur për të promovuar llogaridhënien për aktorët në rajon dhe botë”.

XS
SM
MD
LG