Accessibility links

Breaking News

Është në interes të Rusisë të zgjedhë paqen


FILE - U.S. Deputy Secretary of State Wendy Sherman holds a news conference at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, Jan. 12, 2022.
FILE - U.S. Deputy Secretary of State Wendy Sherman holds a news conference at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, Jan. 12, 2022.

“Rusia po përshkallëzon kërcënimin e saj ndaj Ukrainës”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman gjatë një fjalimi në ceremoninë për Strategjinë Evropiane të Jaltës. "Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës përmes një dislokimi të paprovokuar të forcave ushtarake dhe ka dërguar trupa shtesë në Bjellorusi, gjoja për stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë." Retorika e Moskës është gjithnjë e më e ashpër dhe e pasinqertë, duke kërkuar ta paraqesë Ukrainën si agresore. “Nuk ka asnjë justifikim që Rusia të grumbullojë kaq shumë trupa në një kohë kaq të shkurtër në kufijtë e Ukrainës”, tha Zëvendës ndihmës Sekretarja Sherman, pasi “Ukraina nuk përbën asnjë kërcënim për Rusinë”.

“Duhet të përsërisim se ishte Rusia që pushtoi Ukrainën në vitin 2014 dhe mban të pushtuar Krimenë edhe sot e kësaj dite”, vuri në dukje zonja Sherman. Rusia vazhdon të nxisë një luftë në Ukrainën lindore që ka marrë gati 14,000 jetë dhe ka shkatërruar qytete të tëra. Është Rusia dhe përfaqësuesit e saj që po mbajnë qindra ukrainas si të burgosur politikë. Për shkak të veprimeve të Rusisë gati tre milionë ukrainas kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Ukrainës dhe është përpjekur të minojë institucionet demokratike të Ukrainës. Rusia ka bllokuar energjinë dhe tregtinë, ka nisur sulme kibernetike kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës dhe ka përdorur propagandën dhe dezinformimin për të mbjellë mosbesim dhe për të destabilizuar situatën.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Ukrainës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, theksoi Zëvendës ndihmës Sekretarja Sherman. Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 5.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 351 milionë dollarë ndihmë për të zhvendosurit ose të prekurit nga agresioni rus.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu vazhdojnë të ofrojnë ndihmë mbrojtëse për Ukrainën. Presidenti Joe Biden autorizoi 200 milionë dollarë ndihmë për sigurinë në dhjetor dhe dërgesat e para filluan të mbërrijnë në Kiev ditët e fundit. Kongresi amerikan së fundmi rriti fondet për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Dhe SHBA po punon me aleatët e saj të NATO-s, duke përfshirë shtetet baltike, për të ofruar mbështetje diplomatike dhe ndihma të tjera për Ukrainën në këtë kohë krize.

“Nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, do të ketë kosto dhe pasoja të konsiderueshme, më të mëdha se ato më të cilat u përball në vitin 2014”, paralajmëroi Zëvendës ndihmës Sekretarja Sherman. “Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë evropianë po punojnë së bashku për të përgatitur masa të koordinuara ekonomike – masa që do të shkaktonin një çmim të rëndë dhe të vazhdueshëm për ekonominë dhe sistemin financiar të Rusisë – nëse Rusia merr atë hap fatal.”

XS
SM
MD
LG