Accessibility links

Breaking News

Rreth pasojave të tjera negative të provokacionit rus ndaj Ukrainës  


FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during a ceremony to name the State Department cafeteria after Ambassador Terence A. Todman, in Washington
FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during a ceremony to name the State Department cafeteria after Ambassador Terence A. Todman, in Washington

Një problematikë që rrjedh si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës është çështja e furnizimit me energji. Rusia furnizon Ukrainën, si dhe Evropën Qendrore, Jugore e Perëndimore me gaz natyror përmes shumë gazsjellësve, disa prej të cilëve përshkojnë Ukrainën. Në një kohë kur grumbullimi masiv ushtarak i Rusisë rreth kufijve të Ukrainës (si dhe në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe pjesët e Donbasit të kontrolluara nga Rusia) vazhdon, Rusia po frenon gjithashtu furnizimin me gaz, një veprim provokues që nisi verën e kaluar.

Këshilli i Energjisë SHBA-Bashkimi Evropian deklaroi gjatë takimit të tij më 7 shkurt se “është e papranueshme të përdoret furnizimi me energji si armë apo levë gjeopolitike”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord edhe një herë të punojnë së bashku për të trajtuar çdo kërcënim të mundshëm ndaj furnizimit me energji të Bashkimit Evropian apo në afërsi të tij.

Në të vërtetë, Rusia ka përdorur një ndalesë të furnizimit të gazit si mjet presioni në të kaluarën. “Kur Rusia ndaloi furnizimin me gaz në Evropë për një mosmarrëveshje me Ukrainën në vitin 2009, njerëzit vdiqën nga i ftohti”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

"Kur furnizimi me energji dështon, ekonomitë lëkunden. Ne jemi të vendosur për të parandaluar që kjo të ndodhë si dhe të zbusim ndikimin në furnizimet dhe çmimet e energjisë nëse Rusia zgjedh të reduktojë furnizimin me gaz natyror në Evropë”.

“Ne po ndërmarrim hapa për të siguruar që furnizimi global me energji të mos ndërpritet, dhe ky do të jetë një përqëndrim i rëndësishëm i yni, nëse Rusia zgjedh ta përdorë si armë gazin e saj natyror duke shkurtuar furnizimin në Evropë edhe më shumë sesa është e ka bërë deri tani”, tha Sekretari Blinken.

“Ne jemi në diskutime me qeveritë dhe prodhuesit kryesorë në mbarë botën rreth rritjes së kapacitetit të tyre. Ne jemi të angazhuar në biseda të detajuara me aleatët dhe partnerët tanë rreth koordinimit të reagimit tonë, duke përfshirë mënyrën më të mirë për të magazinuar rezervat e tyre ekzistuese të energjisë. E gjithë kjo përpjekje synon të zbusë rritjen e çmimeve dhe të sigurojë që njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në mbarë botën të kenë energjinë që u nevojitet, pavarësisht se çfarë vendos Rusia të bëjë".

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbështesin një Ukrainë të fortë dhe elastike, dhe të dy e dinë se siguria energjitike është jetike për një Ukrainë sovrane.

“Siguria energjetike është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, atë rajonale, e globale. Evropa ka nevojë për energji të besueshme dhe të përballueshme, veçanërisht në muajt e dimrit”, tha sekretari Blinken. "Ne po punojmë së bashku për të mbrojtur furnizimin me energji të Evropës kundër luhatjeve në furnizim, përfshirë ato që mund të rezultojnë nga agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës".

XS
SM
MD
LG