Accessibility links

Breaking News

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon Rusinë


11th emergency special session of the U.N. General Assembly on Russia's invasion of Ukraine, in New York City
11th emergency special session of the U.N. General Assembly on Russia's invasion of Ukraine, in New York City

Më 2 mars, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër kombit sovran të Ukrainës dhe për të kërkuar që "Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Votimi u zhvillua në një seancë të rrallë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, pasi tanket ruse hynë në qytetet ukrainase, raketat ruse shkatërruan infrastrukturën civile dhe vranë qindra njerëz të pafajshëm. 141 vende në mbarë botën votuan pro rezolutës së OKB-së. Kundër votuan 5 shtete autoritare, Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea; 35, duke përfshirë Kubën, Republikën Popullore të Kinës, Indinë, Venezuelën dhe Iranin, abstenuan.

"Siç zbuloi ky votim," tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, "shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar qëndron në mbështetje të fuqishme të parimeve thelbësore të Kombeve të Bashkuara duke mbështetur Kartën e OKB-së - dhe qëndron kundër përpjekjeve të pamatura të Rusisë për të ndryshuar kufijtë e një vendi tjetër sovran me forcë, për të zëvendësuar vullnetin e popullit ukrainas”.

Presidenti Joe Biden tha se votimi nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së tregon se shumica e kombeve pranojnë se presidenti rus Vladimir Putin “jo vetëm që po sulmon Ukrainën, ai po sulmon vetë themelet e paqes dhe sigurisë globale. Nëse nuk i kundërvihemi Rusisë së Putinit, - deklaroi Presidenti Biden, - kjo vetëm do të shkaktojë kaos dhe agresion të mëtejshëm në botë. Rusia qëndron e izoluar me mbështetjen e vetëm katër shteteve brutale, autoritare”.

Pas votimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u tha gazetarëve: “Mesazhi i Asamblesë së Përgjithshme është i qartë dhe i fuqishëm: Jepuni fund veprimet ushtarake në Ukrainë tani. Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen në përputhje me Kartën e OKB-së.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield tha pas votimit, “Le të vazhdojmë të bashkohemi për të mbështetur popullin ukrainas. Dhe le të demonstrojmë fuqinë e vërtetë dhe qëllimin e vërtetë të Kombeve të Bashkuara për të gjithë”.

Presidenti Biden vuri në dukje se Kombet e Bashkuara "u themeluan 'për të shpëtuar brezat pasardhës nga fatkeqësia e luftës'. . . Së bashku”, deklaroi ai, “ne duhet – dhe do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj. Ne do të tregojmë se liria gjithmonë triumfon mbi tiraninë.”

XS
SM
MD
LG