Accessibility links

Breaking News

Aktiviteti destabilizues i Iranit tregon nevojën për kthim në marrëveshjen bërthamore


Komenti pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara dënojnë “me termat më të ashpra” sulmin e fundit të Iranit në Rajonin e Kurdistanit në Irak. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e pranoi hapur përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se objektivat e saj ishin "qendra strategjike izraelite".

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha në një deklaratë se sulmi ndodhi “pa asnjë justifikim”. Shtetet e Bashkuara, shkroi ai, “qëndrojnë pranë kryeministrit Kadhimi dhe liderëve të Rajonit të Kurdistanit, Presidentit Nechirvan Barzani dhe Kryeministrit Masrour Barzani, në dënimin e këtij sulmi ndaj sovranitetit të Irakut dhe rajonit të tij të Kurdistanit. Ne do të mbështesim qeverinë e Irakut për ta mbajtur Iranin përgjegjës”, thuhet në deklaratë.

Në dëshminë e fundit para Senatit amerikan, gjenerali Kenneth McKenzie, Komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha: “Irani vazhdon të përbëjë kërcënimin më të madh për interesat e SHBA-së dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme në tërësi”. Ai vuri në dukje se përmes përfaqësuesve dhe palëve të treta që punojnë për të, Irani po nxit konflikt nga Jemeni në Gadishullin Arabik në Irak, Siri dhe Liban. Gjenerali McKenzie shprehu gjithashtu shqetësim "për rritjen e jashtëzakonshme të numrit dhe efikasitetit të forcës së raketave balistike iraniane, programit të tyre UAV, dronëve të tyre me rreze të gjatë dhe programit të tyre të raketave tokësore".

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se aktivitetet destabilizuese të Iranit në një sërë fushash, duke përfshirë sulmin e fundit me raketa në Irak, tregojnë qartë se një kthim i ndërsjellë nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara në bisedime për marrëveshjen bërthamore të Iranit, , është i dëshirueshëm dhe urgjent. “Çdo sfidë me të cilën përballemi dhe do të përballemi nga Irani – qoftë mbështetja e tij për palët e treta, mbështetja për grupet terroriste, programi i tij i raketave balistike,” tha ai, “do të ishin edhe më të vështira për t'u përballur nëse Irani do të ishte në zotërim të një arme bërthamore.”

Shtetet e Bashkuara besojnë, tha zëdhënësi Price, se “nëpërmjet një rikthimi të ndërsjellë në përputhje me marrëveshjen, mund të riimponojnë kufizimet e përhershme dhe të verifikueshme për programin bërthamor të Iranit për t'u siguruar që Irani të mos jetë kurrë në gjendje të ketë një armë bërthamore”.

"Gjëja e parë që ne duam të bëjmë është të mos lejojmë programin bërthamor të Iranit, për ta hequr atë sfidë nga tavolina," tha ai, "në mënyrë që, duke punuar me aleatët dhe partnerët, ne të mund të marrim sfidën që Irani përbën në këto fusha të tjera në mënyrë më efektive.”

XS
SM
MD
LG