Shtetet e Bashkuara po promovojnë përballjen me drejtësinë për abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria ruse dhe regjimi i Lukashenkës në Bjellorusi.
Edhe pse Rusia vazhdon luftën e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës, qeveria ka intensifikuar goditjen e saj në vend kundër lirisë së shprehjes, shtypit, grumbullimit dhe tubimit paqësor. Ata që ofrojnë raportime faktike mbi agresionin ose kritikojnë Putinin në Rusi përballen me akuza penale. Në mënyrë të ngjashme, regjimi i Aleksandër Lukashenkës në Bjellorusi vazhdon represionin e tij të dhunshëm kundër shoqërisë civile, protestuesve kundër luftës, opozitës demokratike, mediave të pavarura dhe bjellorusëve të thjeshtë.
Në përgjigje, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar Alyaksandr Lukashenkon dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe korrupsion të gjerë.
Departamenti amerikan i Shtetit filloi zbatimin e një politike të re të kufizimit të vizave sipas Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë kundër 38 individëve për të demonstruar solidaritet me viktimat e represionit të Rusisë.
Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse në Krime, Artur Shambazov dhe Andrey Tishenin, hyjnë në listën e personave që nuk mund të hyjnë në SHBA për shkak të përfshirjes së tyre në tortura.
Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime vizash për gjashtë individë të tjerë, të cilët, duke vepruar në emër të Federatës Ruse, morën pjesë në sulmet ndaj disidentëve çeçenë që jetonin në Evropë. Ky veprim po ndërmerret në zbatim të ligjit “Khashoggi”.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu kufizime të vizave për 25 individë përgjegjës për minimin e demokracisë në Bjellorusi në përputhje me Deklaratën Presidenciale 8015.
Departamenti i Shtetit ka në listë 11 zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse të cilët do ti kushtojnë kosto të larta Ministrisë ruse të Mbrojtjes ndësa vazhdon sulmin brutal ushtarak në Ukrainë, që ka puar në viktima të panevojshme dhe vuajtje, përfshi vdekjen e fëmijëve.
Për më tepër, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit po vendos sanksione në distriktin Kurchaloi të Degës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse në Republikën Çeçene, dy oficerëve të tij, një prokuror të rrethit Kurchaloi dhe një gjyqtar të gjykatës së qarkut në Moska, në përputhje me Ligjin Sergei Magnitsky të vitit 2012.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të promovojnë përgjegjësinë për ata që mbështesin, mundësojnë dhe kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe gjetkë.