Accessibility links

Breaking News

Shpërblim për ata që kanë të dhëna për kriminelët kibernetikë


Russia Cyberattacks
Russia Cyberattacks

Programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për të dhëna që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo individi që merr pjesë në aktivitete kibernetike kundër infrastrukturës kritike të Shteteve të Bashkuara.

Programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që çon në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi, që nën kontrollin e një qeverie të huaj merr pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike amerikane në kundërshtim me ligjin.

Programi po kërkon të dhëna për gjashtë oficerë të lartë të zbulimit rus GRU, për rolin e tyre në një komplot kriminal që përfshin aktivitete keqdashëse kibernetike që cënojnë infrastrukturën kritike të SHBA.

Oficerët e GRU-së Yuriy Sergeyevich Andrienko, Sergey Vladimirovich Detisto, Pavel Valeryevich Frolov, Anatoliy Sergeyevich Kovalev, Artem Valeryevich Ochichenko dhe Petr Nikolayevich Pliskin ishin pjestarë të një komploti që infektoi sisteme kompjuterike dhe ndërmori veprime të tjera keqdashëse në sherbim të Rusisë përmes hyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike.

Të gjashtë individët punojnë në Njësinë 74455 të GRU-së, e njohur gjithashtu nga studiuesit e sigurisë kibernetike si “Sandworm Team”, “Telebots”, “Voodoo Bear” dhe “Iron Viking”.

Këta individë ishin pjestarë të komplotit kriminal përgjegjës për sulmin kibernetik të 27 qershoirt 2017 në Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën duke përdorur programin e njohur si NotPetya.

Sulmi kibernetik dëmtoi sistemet kompjuterike të spitaleve dhe objekteve të tjera mjekësore në Sistemin Shëndetësor Heritage Valley në Pensilvaninë perëndimore, një prodhues të madh farmaceutik në Shtetet e Bashkuara dhe entitete të tjera të sektorit privat amerikan. Këto subjekje amerikane pësuan një humbje rreth 1 miliard dollarësh të marra së bashku nga sulmi kibernetik.

Më 15 tetor 2020, një juri federale ngriti padi ndaj këtyre gjashtë oficerëve rusë për një seri akuzash që nga mashtrimet e deri tek vjedhja e identitetit.

Që nga fillimi i tij në 1984, programi Shpërblime për Drejtësi, i administruar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, ka paguar më shumë se 200 milionë dollarë për më shumë se 100 njerëz në të gjithë globin, të cilët siguruan informacione që ndihmuan në parandalimin e terrorizmit, sjelljen e udhëheqësve terroristë para drejtësisë dhe zbardhjen e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare amerikane.

Ndiqni në rrjetin Twitter programin Shpërblime për Drejtësi, https://twitter.com/RFJ_USA.

Për më shumë informacione rreth kësaj oferte shpërblimi, ju lutemi vizitoni faqen e internetit https://rewardsforjustice.net

Çdo informacion i dhënë do të mbahet rreptësisht konfidencial.

XS
SM
MD
LG