Shtetet e Bashkuara do të përmirësojnë praninë e tyre në Evropë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kërcënimit të paraqitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi presidenti Joe Biden në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Madrid:
“Ne do të bëjmë…të sigurtë se NATO-ja është e gatshme të përballojë kërcënimet nga të gjitha drejtimet në fushë, tokë, ajër dhe det”.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë tashmë hapa për të forcuar sigurinë e NATO-s, vuri në dukje Presidenti Biden:
"Ne dislokuam 20,000 forca shtesë të SHBA-së në Evropë për të forcuar Aleancën tonë në përgjigje ndaj lëvizjeve agresive të Rusisë, duke e çuar praninë tonë në Evropë në 100,000 trupa në total. Ne do të vazhdojmë të ndryshojmë praninë tonë bazuar në kërcënimin që paraqitet, në konsultim të ngushtë me aleatët tanë”.
Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e vendeve të NATO-s dhe sigurisë evropiane.
Kjo përfshin krijimin e një Korpusi të përhershëm Shtabi të Komandës në Poloni, që do të përmirësonte ndërveprueshmërinë SHBA-NATO në të gjithë krahun lindor.
Një ekip shtesë luftarak i brigadës me rotacion në Evropë do të jetë i pozicionuar në Rumani dhe ka aftësinë për të vendosur elemente për stërvitje dhe ushtrime në të gjithë krahun lindor.
Do të ketë dislokime të zgjeruara me rotacion në rajonin e Baltikut duke përfshirë aviacionin, mbrojtjen ajrore dhe forcat operacionale speciale.
Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithashtu pjesën e tyre dhe e kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme kontributet e tyre në NATO përmes përforcimeve të identifikuara dhe krijimit të strukturave të afta për t’u shkallëzuar deri në madhësinë e një brigade në të gjithë Krahun e Lindjes.
"Ne po shtojmë praninë tonë," tha Presidenti Biden. “Ne po vërtetojmë se NATO-ja është më e nevojshme tani se sa kurrë më parë”.