Accessibility links

Breaking News

Veprime shtesë për të penguar Putinin dhe mbështetësit e tij


Russia Putin
Russia Putin

Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët e saj, ka marrë hapa shtesë për të sjellë pasoja ndaj Presidentit Putin dhe mbështetësve të tij për luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Në koordinim me G7-ën, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi më 27 qershor sanksione që synojnë bazën industriale të mbrojtjes ruse, përfshirë Rostecin, të cilin Thesari e përshkroi si "gur-themelin e mbrojtjes industriale të Rusisë, sektorët e teknologjisë dhe prodhimit”, si dhe 29 individët rusë.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha: “Duke vënë në shënjestër industrinë ruse të mbrojtjes ne do të degradojë aftësitë e Putinit dhe më tej do të pengojmë luftën e tij kundër Ukrainës, e cila tashmë është rrënuar nga morali i dobët, zinxhirët e ndërprerë të furnizimit dhe dështimet logjistike”.

Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoninë, kishin ndaluar importin e arit rus - më i madhi eksport joenergjetik i Federatës Ruse.

Veprimet e Departamentit të Thesarit u morën në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, i cili sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024 vendosi sanksione për 45 subjekte dhe 29 individë.

Emërtimet përfshijnë njësi ushtarake ruse të implikuar në mënyrë të besueshme në shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë, përfshirë ekzekutimet masive, rrahjet e civilëve të paarmatosur dhe shkatërrimin e shtëpive.

Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit caktoi Shërbimin Federal të Sigurisë së Federatës Ruse, FSB-në, të përfshirë për shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht duke cituar "përfshirjen qendrore" të FSB-së në drejtimin e kampeve të filtrimit ku qytetarët ukrainas zhvendosen me forcë në

territorin e kontrolluar nga Rusia ose në Rusi, dhe iu nënshtrohen marrjes në pyetje të gjata e të vështira.

Departamenti i Shtetit caktoi në listën e sanksioneve gjithashtu një numër të madh subjektesh të Federatës Ruse të lidhura me mbrojtjen dhe vendosi kufizime vizash për 511 oficerë të ushtrisë ruse për kërcënime ose shkelje sovraniteti dhe integriteti territorial të Ukrainës, si dhe kufizimin e vizave për 18 shtetas rusë.

Sanksionet dhe kontrollet e eksportit të vendosura mbi Rusinë në muajt e fundit nga SHBA-ja dhe partnerët e saj tashmë kanë pasur një efekt dramatik.

Shumë kompani të huaja janë larguar nga vendi; Eksporti i mallrave ruse nga e gjithë bota ka rënë me 40%; Fabrikat ruse janë duke u përpjekur të ruajnë prodhimin. Inflacioni është rritur në mbi 20%; dhe, për herë të parë për më shumë se një shekull Rusia ka dështuar të paguajë borxhin.

Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Blinken, Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të veprojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të diktuar pasoja ndaj Rusisë nëse vazhdon luftën e saj”.

XS
SM
MD
LG