Accessibility links

Breaking News

Përpjekjet për mospërhapjen dhe çarmatimin bërthamor


Blinken Africa
Blinken Africa

Në Konferencën e Dhjetë të Rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore, e njohur ndryshe si "NPT", Sekretari i Shtetit Antony Blinken diskutoi mënyrat se si të arrihen më mirë qëllimet e mospërhapjes, çarmatimit dhe përdorimeve paqësore të teknologjisë bërthamore.

Para së gjithash, bota duhet të refuzojë përhapjen e armëve bërthamore, theksoi Sekretari Blinken, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadrin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e njohur shkurtimisht si, "IAEA":

“Kjo fillon me kërkesën e pajtueshmërisë nga të gjitha shtetet që janë palë e traktatit NPT-së, duke siguruar që ne kemi masa mbrojtëse për të monitoruar veten, duke forcuar aftësinë e IAEA-së për t'i zbatuar këto masa mbrojtëse. Ne po inkurajojmë shtetet të miratojnë një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Mbrojtëse dhe një Protokoll Shtesë, i cili do të përfaqësojë së bashku standardin më rigoroz të verifikimit”.

Nëse ndonjë shtet palë e NPT-së ndjek armët bërthamore, ne duhet të veprojmë së bashku për t'i rikthyer ato në përputhje me standartet.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndjekur një paketë gjithëpërfshirëse për reduktimin e rrezikut, duke përfshirë Republikën Popullore të Kinës dhe të tjerët.

“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, ne gjithashtu duhet të forcojmë marrëveshjet që parandalojnë konfliktin bërthamor”, tha sekretari Blinken.

“Për të kufizuar rritjen e arsenaleve bërthamore kudo në botë, ne vazhdojmë të mbështesim hyrjen në fuqi të Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Provave Bërthamore. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të punojmë me partnerët për të rifilluar negociatat këtë vit mbi Traktatin e ndërprerjes së materialeve të zbërthyeshme, që është vonuar për një kohë të gjatë”.

Së fundi, Shtetet e Bashkuara mbeten të përqëndruara për ta bërë qasjen tek përfitimet e përdorimit paqësor të teknologjisë bërthamore të arritshme për të gjithë në një mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar. Këto teknologji po ndihmon botën të pakësojë varësinë e saj nga karburantet dhe të luftojë krizën klimatike. Ne po mbështesim gjithashtu inovacionet për energjinë e pastër – si reaktorët e vegjël modularë bërthamorë – për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të siguruar qasje të besueshme në energjinë bërthamore. Presidenti Biden njoftoi kohët e fundit 14 milionë dollarë fonde për të mbështetur vendosjen e termocentraleve të vegjël të reaktorëve modularë në Rumani, të cilat do të ofrojnë energji bërthamore.

Ndërsa punojmë së bashku në tre pikat kryesore të NPT-së, ne vazhdojmë përpjekjet e shumë njerëzve që kanë punuar përpara nesh. Kjo duhet të mbetet përgjegjësi për secilin prej nesh, tha sekretari Blinken, për t'i shpëtuar logjikës së frikës dhe për të përmbushur përgjegjësinë tonë për të parandaluar konfliktin bërthamor, për të pakësuar armët bërthamore, për të siguruar teknologjinë bërthamore, për të çuar përpara paqen dhe përparimin në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG