Accessibility links

Breaking News

SHBA riafirmon solidaritetin me Navalny-n dhe të burgosur të tjerë në Rusi


FILE PHOTO: U.S. State Department spokesperson Ned Price speaks during a news conference in Washington
FILE PHOTO: U.S. State Department spokesperson Ned Price speaks during a news conference in Washington

Kanë kaluar dy vjet që kur oficerët e qeverisë ruse tentuan të vrisnin drejtuesin e opozitës demokratike Aleksey Navalny me një agjent nervor të quajtur Noviçok në tokën ruse. Kur zoti Navalny i mbijetoi sulmit të neveritshëm dhe u kthye me guxim në Rusi pasi u shërua jashtë vendit, Kremlini e burgosi paturpësisht atë me akuza të motivuara politikisht.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, sërish "dënoi përdorimin e një arme kimike nga Rusia për të helmuar një kundërshtar politik dhe i bëri thirrje Kremlinit që të deklarojë plotësisht dhe të çmontojë programin e tij të armëve kimike". Shtetet e Bashkuara i bashkohen familjes, kolegëve dhe mbështetësve të zotit Navalny në të gjithë botën duke bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Aktivistë të tjerë rusë kanë pësuar fate të ngjashme. Në prill, autoritetet ruse arrestuan Vladimir Kara-Murzan, një mbrojtës i demokracisë dhe kritik i presidentit rus Vladimir Putin, në rrugën pranë banesës së tij në Moskë. Ndërsa ai ishte në paraburgim për një shkelje administrative të sajuar, ata e akuzuan më tej për "përhapje të qëllimshme të informacionit të rremë" në lidhje me forcat e armatosura të Rusisë. Kara-Murza është aktualisht në paraburgim dhe mund të përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Kjo nuk është hera e parë që Kremlini shkon pas zotit Kara-Murza. Ai u helmua dy herë, në vitin 2015 dhe 2017 dhe u la në koma. Këto përpjekje për jetën e tij u konsideruan gjerësisht si ndëshkim i qeverisë ruse për punën e tij në hartimin e Aktit Magnitsky, i cili vendos sanksione ndaj shkelësve rusë të të drejtave të njeriut.

Që nga fillimi i agresionit të mëtejshëm ndaj Ukrainës, Kremlini ka përshkallëzuar goditjen e tij ndaj disidencës dhe mediave të pavarura në Rusi, duke përfshirë ligje të gjera të censurës që mbartin dënime të ashpra me burg. Kremlini kërkon të parandalojë që populli i Rusisë të dijë për mizoritë që forcat e tij po shkaktojnë ndaj civilëve ukrainas, si dhe të mësojë për numrin e madh të viktimave të panevojshme ushtarake ruse në këtë luftë të padrejtë.

Zëdhënësi Price ripohoi "solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Aleksey Navalny-n, Vladimir Kara-Murzan dhe të burgosur të tjerë politikë në Rusi, si dhe mijëra qytetarë të tjerë të guximshëm rusë, të cilët, pavarësisht rrezikut personal, përballen me gënjeshtrat e Kremlinit".

XS
SM
MD
LG