Accessibility links

Breaking News

Numri i viktimave humanitare në Ukrainë rritet


Pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në një fatkeqësi humanitare. Ka më shumë se 7.7 milionë njerëz nga Ukraina që jetojnë si refugjatë në 40 vende të Evropës dhe mbi gjashtë milionë të tjerë të zhvendosur në Ukrainë. Kjo është gati një e treta e popullsisë që nuk mund të shkojë në shtëpi. Qindra mijëra të tjerë janë dëbuar me forcë në Rusi në operacione "filtrimi". Gati gjysma e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare dhe dimri është afër. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, forcat ruse po godasin infrastrukturën civile dhe atë humanitare me më shumë ashpërsi.

OKB-ja vlerëson se 4.3 miliardë dollarë do të nevojiten për t'u ofruar ukrainasve ndihma humanitare. Që nga shkurti, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë humanitare për të mbështetur ushqimin dhe ndihmën në para, ujë, kanalizime, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen dhe ndihma të tjera jetike. "Ne u bëjmë thirrje vendeve që të ndihmojnë OKB-në për të përmbushur këto synime ndërsa vazhdojmë të qëndrojmë fort pas popullit ukrainas", tha Jeffrey DeLaurentis, Këshilltar i Lartë i SHBA për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara.


Që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë në shkurt, Rusia ka treguar përbuzje për Këshillin e Sigurimit. Kjo vazhdon me provat se – që nga gushti dhe në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Irani ka transferuar mjete ajrore pa pilot, ose UAV, në Rusi. Këto UAV me origjinë iraniane janë përdorur më pas në sulme të shumta kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile. Përveç mbetjeve lehtësisht të identifikueshme të këtyre UAV-ve të gjetura në Ukrainë, ka dokumentacion të rëndësishëm publik, duke përfshirë fotografi dhe video, të këtyre UAV-ve që përdoren kundër Ukrainës.

Ambasadori DeLaurentis i kërkoi OKB-së “të hetojë çdo shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Një efekt i rëndësishëm i përhapjes së luftës përfshin një pasiguri më të madhe globale ushqimore. “Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet dhe të punojmë për të rinovuar Iniciativën e Detit të Zi për Drithërat,” kërkoi ambasadori DeLaurentis. Sipas kësaj nisme, më shumë se 400 anije me 9.8 milionë tonë metrikë grurë dhe ushqime të tjera janë larguar nga portet e Ukrainës. Siç ka theksuar OKB-ja, nisma ka ndihmuar në qetësimin e tregjeve dhe kufizimin e inflacionit të çmimeve të ushqimeve.

Ambasadori DeLaurentis u kërkoi të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të flasin kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës: “Nëse gratë kanë rëndësi, nxiteni Rusinë të ulë armët e saj. Nëse fëmijët kanë rëndësi, kërkoni nga Rusia të tërheqë forcat e saj. Nëse Karta e OKB-së ka rëndësi, bëjini thirrje Rusisë të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Ukrainës. Thirrjet e vakëta për diplomaci vetëm sa e fuqizojnë Rusinë të kryejë abuzime të mëtejshme”.

XS
SM
MD
LG