Accessibility links

Breaking News

SHBA vazhdon të mbajë përgjegjës zyrtarë iranianë për shtypjen brutale


FILE PHOTO: Protest over the death of Mahsa Amini, in Tehran
FILE PHOTO: Protest over the death of Mahsa Amini, in Tehran

Protestuesit vazhdojnë të mbushin rrugët në qytete në të gjithë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo vdiq pasi u arrestua nga e ashtuquajtura "Policia e Moralit". Edhe pse shifrat e sakta nuk dihen, vëzhguesit e të drejtave të njeriut thonë se qindra njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë, duke përfshirë dhjetëra fëmijë dhe mijëra janë arrestuar.

Në fund të muajit të kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksioneve të reja kundër zyrtarëve dhe subjekteve iraniane për dhunë brutale kundër demonstruesve paqësorë. Sanksionet e reja janë një veprim i përbashkët i Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit. Gjashtë nga individët e sanksionuar janë zyrtarë që mbajnë poste drejtuese brenda sistemit të burgjeve të Iranit, duke përfshirë burgun famëkeq Evin, dhe burgjet në krahinat Sistan, Baluçistan dhe Kurdistan. Zyrtarët janë përgjegjës për abuzimin dhe keqtrajtimin e të burgosurve të shumtë, duke përfshirë protestuesit, të burgosurit e tjerë politikë dhe grupet e pakicave fetare dhe etnike.

Disa nga reagimet më brutale ndaj protestave aktuale ndodhën në krahinën Sistan dhe Baluçistan, ku dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, u vranë pasi forcat e sigurisë qëlluan mbi protestuesit me plumba të vërtetë. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar edhe guvernatorin e krahinës, Hossein Modarres Khiabani, për rolin e tij në mbikëqyrjen e shtypjes së dhunshme të protestave atje.

Tre anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike Iraniane (IRGC) u sanksionuan gjithashtu: një që ka kontrollin e drejtpërdrejtë të IRGC-së dhe forcave Basij, përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestuesve paqësore në Sistan dhe Baluçistan, dhe dy komandantë të tjerë të IRGC-së përgjegjës për organizatat e sigurisë që përfshihen në shtypjen agresive dhe brutal të popullit iranian. Shefi i policisë në krahinën Isfahan u sanksionua gjithashtu për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Dy iranianë të përfshirë në agresion kibernetik që janë anëtarë të Ministrisë famëkeqe të Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, MOIS, u sanksionuan për trajnimin dhe rekrutimin e hakerëve. SHBA sanksionoi edhe shkollën që ata themeluan, Akademinë Ravin. Një kompani iraniane që ofron mjete censurimi, mbikëqyrjeje dhe spiunazhi për qeverinë iraniane u sanksionua gjithashtu.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë për të promovuar drejtësinë dhe përgjegjësinë për shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në deklaratën që njoftonte për sanksionet. “Ne do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për të mbështetur popullin e Iranit teksa ata protestojnë paqësisht në mbrojtje të të drejtave të tyre të njeriut dhe lirive themelore.”

XS
SM
MD
LG